• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos prisni mrekulli në Kretë!

by Mero Baze
11/11/2017 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Bisedimet shqiptaro- greke në ishullin e Kretës kanë rritur një pritshmëri jo reale për atë çfarë mund të arrijnë, për shkak të klimës së pastabilizuar, e cila ka dominuar raportet mes dy vendet vitet e fundit.

Shumë media shqiptare kanë raportuar për “arritje” të disa marrëveshjeve, mes tyre dhe ajo për kufirin detar, çfarë nuk është reale.

Nuk është reale, jo se nuk mund të zgjidhet, por është nga ato çështje që peshon më shumë se sa një takim dhe përpjekje për ta zgjidhur atë me bisedime.

Së paku, disa çështje që janë me peshë historike në raportet mes dy vendeve, sic është Ligji i Luftës, kufiri detar apo problemi çam, nuk mund të gjejnë kurrsesi zgjidhje në Kretë. E rëndësishme është që aty të diskutohet pa komplekse për to dhe të ngrihen mekanizma që të mbahen hapur për debate në të ardhmen.

Ajo që është thelbësore në raportet shqiptaro- greke, është që temat me peshë historike në raportet mes dy vendeve, të mos mbysin problemet jetike mes dy vendeve, që nuk kanë lidhje me historinë. Integrimi i shqiptarëve në Greqi, lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë dhe mbi të gjitha, eleminimi i axhendave rezervë nacionaliste dhe etnike që kthejnë në pikën zero raportet mes dy vendeve, të eleminohen.

Çështjet me peshë historike, si Ligji i Luftës apo kufiri detar, nuk kanë pritur Kretën të zgjidhen pasi nuk janë çështje që janë krijuar pak kohë para takimit të Kretës. Zgjuarsia është që të vendoset një raport propocionalisht i drejtë, mes problemeve reale mes Shqipërisë e Greqisë dhe problemeve historike.

Shqipëria ka jetike integrimin e saj në Europë dhe marrjen e negociatave, dhe Greqia, së bashku me Italinë, duhet të kthehet në aleatin kryesor tonin në rrugën drejt BE-së, pasi janë dy fqinjë që përballen me problemet tona.

Raportet katër vjeçare të qeverisë Rama me Greqinë, kanë qenë shpesh sipërfaqsore dhe emocionale, që janë përdorur për konsum të brendshëm nga të dy palët.

Rama i ka përdorur këto raporte shpesh si “timonier”, herë për të mbajtur një shumicë e herë për të marrë vetëm timonin, duke luajtur me faktorët e brendshëm, pro dhe antigrekë, ndërsa Greqia e zhytur në krizën e saj, me një klasë të re politike të panjohur për Edi Ramën, thjesht e ka pasur një bezdi më shumë marrjen me Shqipërinë dhe e ka lënë në dorë të çdokujt që ka pas nge të hedhë nga një gur matanë kufirit.

Tirana zyrtare duhet të jetë serioze me Greqinë dhe faktorët realë politik në Greqi. Rënia e partive të vjetra politike, sidomos e PASOK, e ka gjetur të papërgatitur Tiranën për aleanca të reja politike me Athinën, dhe ky është një minus i madh në raportet mes dy vendeve. Cipras dhe e majta radikale greke, e përzier në një qeveri laramane, po ashtu ka qëndruar larg Tiranës dhe afër sherrxhinjëve me të, pasi nuk ka aleatë realë në Tiranë. Dhe kjo e ka bërë banale raportin mes dy vendeve.

Ditmir Bushati nuk mund të zhbëjë në Kretë problemet historike mes dy vendeve, por duhet t’i japë siguri Athinës se Tirana është serioze në konsiderimin e tyre si çështje të zgjidhshme.

Ndaj mos prisni që Kreta të rregullojë historinë tonë më Greqinë, por të shpresojmë të prishë syrin e keq në raportet grindavece mes dy vendeve, që na bën joseriozë si dy fqinj ballkanas dhe më shumë joseriozë si fqinjë të ardhshëm europianë.

Next Post
Së shpejti “Rruga e Arbrit” bëhet realitet, ja projekti përmes VIDEOS

Së shpejti "Rruga e Arbrit" bëhet realitet, ja projekti përmes VIDEOS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

February 21, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

February 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 21, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Kryeministri trampist mes dafinave dhe rrokullimës

February 21, 2026
Qëlloi me automatik drejt të miturës, flet 22-vjeçari: E bëra se refuzoi të lidhej me mua

Ndodh edhe kjo: 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin në Gjirokastër

February 21, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

February 21, 2026
I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In