• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos përhapni panik. Meningiti nuk përbën shqetësim epidemiologjik”, mjeku infeksionist ul alarmin

by Java News
16/01/2020 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo me anë të një shkrimi qartësues ka sqaruar qytetarët se meningiti nuk përbën shqetësim kombëtar klinik dhe epidemiologjik në vendin tonë duke bërë thirrje për qetësi për të mos përhapur panik të panevojshëm.

“Infeksionet e shkaktuara nga N.meningitidis apo Meningokoku njihen në vendin tonë, ku midis tyre vendin kryesor e zë Meningitis bacterialis i shkaktuar nga ky bakter. Gjatë viteve 2001 – 2019 janë raportuar 133 raste (pra në 20 vitet 2001-2019 kemi 133 raste të raportuara në të gjithë vendin, ose mezatarisht 6.6 raste në vit, TK). SA MIJRA e mijra të sëmurë trajtohen në Shqipëri me infeksione nga më të ndryshmet, PËRSE bëhët gjithë kjo zhurmë për diçka që NUK përbën asnjë shqetsim kombëtar klinik dhe epidemiologjik?”, shkruan mjeku i mirënjohur Tritan Kalo.

Shkrimi i plotë

Pak VËMËNDJE dhe DURIM për t’a lexuar deri në fund këtë Informacion qartësues…..Në kuadër të më të fundit PPP (Protagonizëm Panikndjellës dhe Përfues), që përfshihet edhe ajo në lëvizjen KÇK (Kap Ç’të Kapësh), pa asnjë arësye Objektive, Shkencore, Epidemiologjike e LOGJIKE, është krijuar një panik i pajustifikueshëm, deontologjikisht i pa pranueshem dhe ligjërisht i dënueshëm, në lidhje me infeksionet e cipave të trurit nga Neisseria meningitidis, ose sikundër më shpesh ky mikroorganizëm njihet, nga MENINGOKOKU….

Ju kolegë, miq e bashkëqytetar që jo pak më keni telefonuar apo shkruar këto ditë, për t’ju sqaruar edhe më shumë po u sjedh informacionin më të fundmit të ISHP-së (Institutit të Shëndetit Publik):

“Infeksionet e shkaktuara nga N.meningitidis apo Meningokoku njihen në vendin tonë, ku midis tyre vendin kryesor e zë Meningitis bacterialis i shkaktuar nga ky bakter. Gjatë viteve 2001 – 2019 janë raportuar 133 raste (pra në 20 vitet 2001-2019 kemi 133 raste të raportuara në të gjithë vendin, ose mezatarisht 6.6 raste në vit, TK). Gjatë vitit 2019 janë raportuar si Meningit bakterial meningokoksik 5 raste (0.2 incidence raste/100.000 banorë), Meningite bakteriale jo meningokoksik 18 raste (0.6 incidence raste/100.000 banore) dhe si Meningite virale aseptike 7 raste (0.2 incidence, raste/100.000 banore).” (ISHP)…..

SA MIJRA e mijra të sëmurë trajtohen në Shqipëri me infeksione nga më të ndryshmet, PËRSE bëhët gjithë kjo zhurmë për diçka që NUK përbën asnjë shqetsim kombëtar klinik dhe epidemiologjik?!?!?!….Jemi në një situatë jo pak të ngarkuar epidemiologjike me Infeksione stinore respiratore, sidomos me GRIP (AH1N1, AH3N2 dhe B), POR ASPAK shqetsuese për infeksionet nga N. meningitides….

Përkujdesi për MOS përhapjen e këtyre infeksioneve respiratore përfshirë edhe Gripin, si infeksione që meren në mënyrë AEROGENE pra nga rrugët e frymëmarjes, NDIKON njëkohësisht në uljen e mundësisë së infektimit nga mikroorganizma të tjerë, që përhapen me këtë rrugë përfshirë edhe N. meningitidis…..PËRSE gjithë kjo tollovi për vaksinim ndaj Meningokokut, kur një vaksinim i tillë NUK përfshihet në skemat e Vaksinimit të Detyrueshëm në asnjë vend të Botës…..

Për profilaksinë e përhapjes në personat e kontaktit të ngushtë me një të sëmurë të tillë, ka mundësi efektive terapeutike antibakteriale (Ciprofloxacin, Rifampicine), gjë për të cilën do të merni këshillat e duhura dhe shumë të vyera nga mjekët trajtues të tyre, përpos vaksinimit vetëm në disa raste specifike….

NËSE shkoni në Mekë për Peligrinazh në këtë vend të shenjtë, ose për arësye pune në disa vënde Afrikane, informohuni sepse për shkak të incidencës së lartë, pra të numurit mjaft të lartë të Meningiteve bakterialë nga N. meningitides në këto vënde (“African meningitis”), bëhet e detyrueshme vaksinimi para vajtjes atje….JU LUTEM, më pak Panik dhe më shumë arsyetim LOGJIK…..
Jeta vazhdon!!! /e.s/

Next Post
Arrestohen babë e bir në Kurbin, çfarë u gjeti policia në banesë gjatë kontrollit të befasishëm

Arrestohen babë e bir në Kurbin, çfarë u gjeti policia në banesë gjatë kontrollit të befasishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia në Rrashbull, babai i 3 fëmijëve u përplas nga makina dhe u la për më shumë se 4 orë në rrugë, shoferi u largua

Tragjedia në Rrashbull, babai i 3 fëmijëve u përplas nga makina dhe u la për më shumë se 4 orë në rrugë, shoferi u largua

August 22, 2026
Pekini hap Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë, 2056 robotë garojnë në 51 gara

Pekini hap Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë, 2056 robotë garojnë në 51 gara

August 22, 2026
Astrologjia zbulon shenjat që e vështirësojnë vetë lumturinë, nga dyshimet te pavendosmëria

Astrologjia zbulon shenjat që e vështirësojnë vetë lumturinë, nga dyshimet te pavendosmëria

August 22, 2026
Analiza/ Rrugët detare nën presion, luftërat dhe krizat kërcënojnë zinxhirët globalë të furnizimit

Analiza/ Rrugët detare nën presion, luftërat dhe krizat kërcënojnë zinxhirët globalë të furnizimit

August 22, 2026
Frika për ekonominë trondit rusët, tërheqin shuma të mëdha parash nga bankat

Frika për ekonominë trondit rusët, tërheqin shuma të mëdha parash nga bankat

August 22, 2026
Kanabisi vinte nga Kanadaja i fshehur në makinë/ Goditet grupi në Durrës, sekuestrohet lënda me vlerë 1 milion euro

Kanabisi vinte nga Kanadaja i fshehur në makinë/ Goditet grupi në Durrës, sekuestrohet lënda me vlerë 1 milion euro

August 22, 2026
Bilanci i zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Bilanci i zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

August 22, 2026
Ngërçi në Kosovë, opozita i kërkon Kurtit konstituimin e Kuvendit/ Haradinaj propozon rikthimin e mandatit të Hashim Thaçit

Ngërçi në Kosovë, opozita i kërkon Kurtit konstituimin e Kuvendit/ Haradinaj propozon rikthimin e mandatit të Hashim Thaçit

August 22, 2026
 Zjarr i madh në Novoselë të Vlorës! Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

 Zjarr i madh në Novoselë të Vlorës! Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

August 22, 2026
Edhe tifozët kërkojnë ‘kokën’ e Infantinos, peticion botëror për dorëheqjen e kreut të FIFA: Tradhti që s’do harrohet kurrë!

CONCACAF i kërkon Infantinos që të mos marrë pjesë në turneun e Republikës Dominikane: Prania juaj…

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com