• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos përdhosni figurën e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës!

by Java News
02/03/2017 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
NGA BEDRI BLLOSHMI/ 
Isha para ekranit kur pashë se nga grumbulli i njerëzve përpara Kryeministrisë, dikush mbante në dorë fotografitë e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës.

U shtanga menjëherë.

Unë i di se përmasat e dy poetëve të Librazhdit janë kombëtare, dhe meritat e tyre kanë dalë në pah.

Por më shumë më habit fakti se Lulzim Basha, që çirrej në mikrofon i di marrëdhëniet tona, që po i shpjegoj si më poshtë.

Nuk më kujtohet saktë, para disa viteve, kur Luli do vihej në krye të një grupi pune, bashkë me Ritvan Baçin (Ridvan Boden), dhe Halit Shamatën, shkojnë në Librazhd për të caktuar kreun e Partisë Demokratike.

E kisha dëgjuar se do të caktohej aty Arianit Leka mbasi, e përkrahte e Ritvan Baçi, atëherë unë i drejtohem me një letër kryetarit, aso kohe Sali Berishës dhe Jozefina Topallit ku i sqaroj se familja e Aranit Lekës rrjedh nga një familje sigurimsash, ku ka dëshmuar për Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin por edhe si dëshmitar në sallën e gjyqit i ka dalë xhaxhait tonë Hasan Blloshmit, duke ju thënë: “Ju lutem mos e vini në krye të partisë këtë person sepse do dalin probleme më pas”.

Megjithatë këtu nuk u mor asgjë parasysh. Edhe Lul Bashës kur anëtarët e kryesisë të degës së Librazhdit i thanë se (pasi dhe ata nuk e donin A. Leka) se ky ka probleme me Bedri Blloshmin, pasi kishin lexuar në shtyp se çfarë i kishte bërë A. Leka kësaj familje, atëherë Luli shprehet: “Ne nuk do dëgjojmë Bedri Blloshmin, sepse ai dhe familja e tij ngelet familje armiqsh për ne”.

Më pas, për degën, caktohet Arianit Leka kryetar partie pa marrë parasysh të kaluarën e tij.

Unë i them Lulos: mos e prek fotografinë e tim vëllait, Vilsonit, pa lejen e familjes, ose më mirë pa lejen time personale, pasi t’i nuk ke të drejtë morale sepse e ke sulmuar këtë familje, madje kur ishe ministër i Brendshëm ti nuk pranove që mua të më marrësh në punë. Ju bëtë deputet një shitës gomash tek 21 dhjetori, dhe në Librazhd hoqët nga puna kushëririn e Vilsonit dhe timin, Mitat Blloshmin.

Kështu t’i nuk ke të drejtë morale të përdorësh këtë fotografi për situatat që t’i mendon se janë të favorshme për ty.

Aq më keq kur ti i ke ndarë dy fotografitë që janë bashkë, të Vilsonit dhe Gencit të cilët bashkë u gjykuan, dënuan dhe u groposën, dhe bashkë po treten në varrezat e Librazhdit.

Gabime të tjera kundër kësaj familje, paraardhësi yt, në vitin 1994, nuk më kujtohet saktë, me ndihmën e Uran Aliçkës, në Librazhd ka dekoruar në një sallë, në një ditë, në një orë, bashkëpunëtorin e sigurimit Koçi Petritin, një prej autorëve që ka bërë ekspertizën e poezisë “Saharaja” të Vilsonit.

Edhe pse figurat e Vilsonit dhe Gencit kanë përmasa kombëtare si martirë, për shkak të cenimit moral ndaj këtyre dy figurave nuk ju jep juve personalisht për t’i përdorur ku t’ju dojë qejfi, për interesa të ngushta politike, për të fituar kredite në kurriz të ish të përndjekurve politikë.

Rasti me Vilsonin dhe Gencin e  bën flagrante ndërhyrjen tuaj.

E përsërisim prapë, dhe jam koshient që Vilsoni dhe Genci nuk i përket tani vetëm kujtesës së familjes tij, por kujtesës së familjes kombëtare, shqiptare. Pikërisht për këtë rëndësi, që nuk është rasti i parë që ndodh me politikanët në vend, duke përdorur në mënryë vulgare për interesa të tyre, të ditës, kauzën e ish të përndjekurve unë vendosa të reagoj ashpër ndaj jush, për të mbrojtur të drejtën time morale për të mos i përzier dhe ndyer këto figura ekstremisht të pastra përpara vendit, me duart tuaja që bëjnë çmos të marrin nën emrin e demokraicësë edhe këtë meritë.

Prandaj Lul po të them hiqe prej andej, mënjëherë fotografinë e Vilsonit dhe Gencit, në mënyrë ultimative ose ndryshe ju po shkelni rëndë mbi një etikë që mot a mot ka qenë e drejtë morale, si për nga traditat ashtu dhe për nga ana ligjore; mos na nëpërkëmbni më, edhe pse kemi pasur 26 vite liri, jashtëzakonisht të brishtë, duke na lënë gjithnjë rrugëve pa asnjë lloj përkrahje. Bashkë do shihemi gjyq, për këtë faj të rëndë që po bën!

I dëshpëruari dhe i zëmeruari, Bedri Blloshmi.

Next Post
FOTO/ Çiftet e ndarë që lanë gjurmë në muzikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In