• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos, o “trim”

by Baton Haxhiu
01/06/2023 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Do duhej të ketë qenë një nga mësimet e para në zyrën e kryeministrit për Albin Kurtin se bota e real politikës nuk është një abstraksion teorik dhe komentet e tij nuk përbëjnë një pikëpamje të shkëputur nga pozita që mban.

Ai mund të ligjërojë sa të dojë në ndonjë katedër të dobët filozofie për imperializmin amerikan e kolonizuesit perëndimorë, por jo si kryeministër i Kosovës.

Fatkeqësia është se nuk po mëson dot, fati është se raste po i jepen mjaftueshëm.

Një tjetër ia dha sot Antony Blinken kur ri-precizoi edhe njëherë qëndrimin e tij në raport me atë çfarë ka bërë qeveria e Kosovës dhe skicoi po ashtu se çfarë pret nga Kosova e Serbia.

Ai, Blinkeni, ashtu siç duhet, nuk e nënkupton udhëheqjen përmes ndjenjave individuale dhe shtetin nuk e udhëheqë nga perspektiva subjektive, prandaj Kosova ende ka kohë. Kurti ende ka kohë.

Në vend se të thuhen më shumë fjalë, për fjalë që veçse janë thënë, qeveria e Kosovës duhet ta vërtetojë me veprim atë që Kurti e thotë para gazetarëve në deklarim se është përjetësisht falënderues ndaj amerikanëve.

Kryeministri falënderimin duhet ta shfaqë me hapa konkret për atë që po i kërkohet të bëjë.

Ai duhet të ketë një skenar të vizatuar dhe ta fillojë implementimin.

Hapi i parë urgjent dhe më i rëndësishmi është qartësimi i pozicionit të tij se ai dëshiron ta de-eskaloi situatën dhe këtë ta bëjë duke deklaruar se kërkon kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe pjesëmarrjen e tyre në procesin demokratik.

Mjaft më me këtë nonsens të shpjegimit të legaliteteve e legjitimiteteve. S’ka demokraci që përballon kryetar me 2 për qind të votuesve pjesëmarrës në zgjedhje.

Për të dëshmuar se e ka seriozisht, ai duhet të thërras Bashkimin Evropian dhe QUINT-in që përtej se në harmoni, ta asistojnë gjithë procesin.

Në çdo hap të procesit, Qeveria e Kosovës, Qeveria e Serbisë dhe partitë politike të Kosovës të përfaqësuara në zgjedhjet e sapo mbajtura lokale dhe partitë serbe të Kosovës të angazhohen konstruktivisht. Tavolinën ta gjejnë vetë.

Për ta pastruar situatën nga dyshimet Kosova dhe Serbia duhet ta ri-konfirmojnë përkushtimin e tyre për implementimin e Marrëveshjes Bazike (meqë janë zotuar se po e pranojnë).

Fokus i veçantë të jenë nenet 1,3,7 dhe 9 të Marrëveshjes Bazë.

Artikulli 1 kërkon që palët të zhvillojnë raporte normale. Artikulli 3, që të gjitha mosmarrëveshjet të zgjidhen përmes mjeteve paqësore. Ai 7, që ka të bëjë me krijimin e komunat e vetëmenaxhuara me shumicë serbe në Kosovë si dhe artikulli 9, ku të dy palës dhe donatorë angazhohen për të krijuar paketa financiare për zhvillimin ekonomik.

Kosova ta pranojë kërkesën amerikane për të larguar njësitet speciale nga godinat komunale, pasi që Serbia të largojë ushtrinë nga kufiri dhe të tërhiqet nga gatishmëria e shpallur për luftë.

Më pas, policia e rregullt e Kosovës – po qe nevoja e asistuar nga KFOR-i dhe EULEX-i – të mbetet përgjegjëse për sigurinë në terren.

Protestat të anulohen, jeta e përditshme t’i kthehet normalitetit, sepse s’mund të ketë normalizim për të ardhmen me jo normalitet në të tanishmen.

Ky normalitet do të nënkuptonte edhe funksionim normal të shërbimeve komunale (paramendojeni, për këtë po tensionet situata).

Ndërtesat komunale – siç kanë kërkuar amerikanët – të bëhen të qasshëm për personelin dhe punëtorët e komunës, derisa kryetarët e 1000 votave të spostohen pak.

Ata, po sa të krijohen kushtet, herët në muajt e ardhshëm, të japin dorëheqje dhe kështu të mundësojnë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nga presidentja Vjosa Osmani (zgjedhjet ju duken ide e mirë edhe Kurtit në Bratislavë).

Zgjedhjet i bie se do të duhej të mbaheshin diku nga fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit.

Pikat duhet të shkojnë barabartë me progres konkret në përcaktimin e kornizës ligjore për vetë-meanxhimin e komuniteti serb në Kosovë bazuar mbi marrëveshjen e arritur – asaj që po mundohet t’i ikë Kurti, përkundër se i është bërë e qartë me gjithçka se nuk ikën dot – ai edhe mund ta bëjë duke dhënë dorëheqje, por Kosova jo.

Dhe kështu, mesi i nëntorit duhet të gjejë të impelmentuar Marrëveshjen Bazë pothuajse në të gjitha pikat e rëndësishme të saj.

Pa këtë nivel përgjegjësie, pa një plan konkret bashkëpunimi, situata mund të përshkallëzohet dhe pozicioni i Kosovës të përkeqësohet.

S’është e thënë të jetë identik brenda këtyre linjave që kam shkruar këtu, por të jetë brenda kësaj logjike të ecjes konkrete.

Kjo, nëse plani është zgjidhja e problemit dhe qeverisja. Nëse Kurti ka plane të tjera, që s’lidhen as me qeverisje e as me përmirësim situate, atëherë në rregull. Por, ta ketë guximin e të tregojë.

Nëse po bën gabimin e pritjes së Borrell-it e Lajçak-ut, ashtu siç bëri në fillimet e tij, kur kritikonte Thaçin për linjën amerikane dhe mbronte Lajçak-un si engjëllin ndërmjetësues, atëherë ky është veçse një tjetër keqlexim i pafalshëm.

Dyshja evropiane tashmë e ka dëshmuar që nuk punon mbi nevojat e Kosovës, por mbi gabimet e Qeverisë së Kosovës.

Evropianofilin le ta luajë Kurti mbi konceptin evropian dhe mos ta kufizojë “dashurinë” e tij te Borrell e Lajçak, sepse ky është mazokizëm.

Next Post
Humbi dy prindërit njëkohësisht/ Rrënqeth gazetarja me rrëfimin: Ikën të lumtur, kur morën vesh për shtatzëninë time…!

Humbi dy prindërit njëkohësisht/ Rrënqeth gazetarja me rrëfimin: Ikën të lumtur, kur morën vesh për shtatzëninë time...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In