Në komunikimin që pati me gazetarët pasi bëri dozën e tretë të vaksinës Kryeministri Rama pati një debat edhe njërin prej gazetarëve që tha se qeveria nuk e njeh imunitetin natyral, kur dikush e ka kaluar.
“Këtu jemi për të dhënë mesazhin se të gjitha duhet të vaksinohen. Është e turpshme e kundërta. Të gjitha ata që kanë një mikrofon nuk duhet të luajnë me jetën e njerëzve, siç po e bën edhe dikush nga ju”, tha Rama, duke e këshilluar gazetarin të vaksinohet se ndryshe nuk do të marrë pjesë në konferenca shtypi.
Skëndo: Pasi kalon covid njihet imuniteti natyror. Pse nuk e njohim ne ketë?
Rama:E njeh gjithë BE, po flas për kartën e gjelbër. Mos ngatërro dynjanë
Skëndo: Unë?
Rama: Mos bëj debat me mua
Skëndo: Nuk po bëj debat
Rama: Po flas për ata që janë të pavaksinuar
Skëndo: Ju po diskriminoni shtetasit shqiptarë, ia njihni vetëm atyre që vijnë.
Rama: Ka ndonjë pyetje tjetër?
Skëndo: Më keni paragjykuar
Rama; Mos krijo kufuzion të lutem shumë
g.kosovari