• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos na detyroni të qajmë për qaramanët!

by Mero Baze
12/05/2019 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Debati mbi tejkalimin e dhunës nga protestuesit, është debat i konsumuar. Çdo protestë politike vendos vetë nëse do të jetë e dhunshme, apo paqësore. Partia Demokratike e ka deklaruar paraprakisht dhe e ka mbajtur fjalën që protesta do të jetë e dhunshme, dhe këtu nuk ka më nevojë për debat.

Është kohë e humbur të diskutojmë pse i vunë zjarrin derës së Kryeministrisë, ballkonit të Kuvendit, apo edhe protestuesve të tyre padashje.

Ata e kishin objektivin shumë më të madh se kaq. Kishin objektiv “të rrëzonin qeverinë me dhunë”. Prandaj nuk ja vlen të diskutojmë arsyet e dhunës. Ato janë bërë publike nga vetë aktorët. Ajo është një dhunë e vetëdijshme , e orientuar dhe e përdorur si instrument force për nevoja politike.  Madje, Basha ka shkuar deri larg, duke imituar “Ku Klux Klan” ku ka kërcënuar ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, të cilit i kanë shkuar deri në rezidencën e banimit për ta bërë të ndjehet i pasigurt për jetën. Ndaj nuk kemi çfarë diskutojmë për arsyet e dhunës së motivua politikisht.

Ajo që duhet të diskutojmë është ankesa nga dhuna e policisë.

Në të gjitha rastet e ushtrimit të dhunës nga protestuesit, dhuna e policisë ka qenë propocionale, një shkallë me e ulët se dhuna e protestës. Protestuesit qëlluan me bomba molotov, ata me gaz lotsjellës. Bomba molotov të merr jetën, gazi lotsjellës maksimumi nuk të lë të këndosh Himnin e Flamurit në fund.

Protestuesit qëlluan me kapsolla të rrezikshme dhe gurë mbi policët, kurse policët rrahën vetëm një protestues, organizatorin e tyre, pas një dialogu të zgjatur mbi mos përdorimin e kundra gazit dhe distancën që duhet të mbante nga policia.

Për gazetarët që u rrahën nga demonstruesit nuk u tha asnjë fjalë, madje as nga ata organizatorët e protestës kundër rojes së Arta Markut, që ka pasur shtyrë një ditë një reporter. Opozita jonë duket se e ka legjitime të drejtën për dhunë ndaj institucioneve, shtypit, apo policisë.  Tani i gjithë debati është pse policia ka rrahur një demonstrues…

Kjo nuk është dinjitoze për opozitën në radhë të parë. Kur përgatit turmat që do ushtrosh dhunë, që do marrësh pushtetin me dhunë, që do rrëzosh kryeministrin me dhunë, kur kërcënon personalisht policët, kur i qëllon me molotov apo kapsolla e gurë, duhet të jesh i përgatitur që do ta kthejnë dhunën. Fati e do që kjo polici është profesionale dhe e ka dhunën një shkallë më poshtë se protestuesit. Por mund  të ndodhte të ishte ministër i Brendshëm Lulzim Basha dhe sot Sahit Dollapin e kishe në varrezat e Tropojës, nën thirrjet e Sali Berishës, “Sahit, Sahit,  ti je gjallë”.

Mund të ndodhte të ishte kryeministër Sali Berisha dhe sot Presidenti dhe Kryeprokurori do shpalleshin “puçistë”, ndërsa të vrarët (nënkupto Sahitin) do shpalleshin “kokë palarë”.

Pra, Partia Demokratike nuk është se nuk ka përvojë në dhunën dhe në heronjtë e dhunës. Ajo e di kush nderohet dhe kush ndëshkohet kur ka dhunë. Ndaj është pak e çuditshme që ata ankohen për shkopinjtë e policëve, si për një fatkeqësi që nuk e prisnin.

Një betejë e tillë e paralajmëruar si luftë, natyrisht që do pak kurriz. Do pak shtyllë kurrizore, do pak nerva dhe qetësi, por mbi të gjitha do që të mbash edhe pak përgjegjësi. Për fat, janë të gjithë gjallë. Edhe Lulzim Basha është i lirë të kërkoj sërish gjak e dhunë për të hënën në mbrëmje.

Nuk i rekomandoj të tërhiqet nga dhuna, por nga ankesat për dhunën. Shpresa e tij se do vdesë patjetër dikush dhe ai nuk do jetë i vetmi ministër i Brendshëm që ka vrarë në demokraci, nuk do të realizohet.

Por që dhuna do të marrë përgjigje, për këtë duhet të jetë i përgatitur. Se mbi të gjitha burrit nuk i ka lezet të ikë me vrap nga fronti i dhunës që përgatit dhe kërkon vetë.

Ai duhet të përballet me dhunën që kërkon dhe duhet të ketë respekt nëse i reziston. Por kjo që na detyrojnë të qajmë për qaramanët, është pak si e tepërt. Bëhuni trima, durojeni dhunën dhe pastaj së paku t’u respektojmë si të fortë.

Se për sprint në 100 metra kemi kampion, nuk ja vlen t’i zbulojmë në protesta.

Next Post
Basha përkujton 20 shkurtin: Pas 28 vitesh jemi përballë një sfide të ngjashme, kemi regjim antidemokratik

Dhuna ndaj gazetarëve në protestë, Basha: Kur të fitoj unë, do t'ju garantoj lirinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In