Teoricienët e konspiracionit janë bindur prej kohësh për ekzistencën e trupit mitik qiellor që do të zhdukë njerëzit.
Autori David Meade pretendonte prova nga Libri i Zbulesës së Biblës që tregojnë se Nibiru – i njohur gjithashtu si Planet X – do të shkatërronte Tokën më 23 shtator.
Por pasi profecia e tij dështoi, ai tha se rrëzimi kozmik në të vërtetë do të ndodhë muajin e ardhshëm më 21 tetor.
Dhe tani frika rritet më tepër, pasi vetë NASA ka pranuar se një asteroid do të kalojë afër Tokës më 12 tetor. Por NASA ka thënë se asteroidi me gjerësi prej 27 metrash nuk ka të bëjë me Nibirun.
Agjensia hapësinore tha se asteroidi nuk do të bëjë kontakt me Tokën, por do të kalojë deri në një distancë prej 4.200 miljesh, e cila konsiderohet e vogël në terma hapësinorë./a.m.











