• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Mos ma prek Vjosën’, artistët shqiptarë protestojnë me këngë kundër HEC-eve

by Java News
17/10/2017 15:19
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një grup muzikantësh dhe artistësh do të mblidhen të mërkurën në Tiranë në një koncert proteste kundër ndërtimit të HEC-eve në lumin Vjosë.

Nga: Besar Likmeta

Koncerti me moton “Mos ma prek Vjosën” do të mbahet në orën 19:00 në sheshin Skëndërbej, dhe ka për qëllim të ndërgjegjsojë publikun e gjerë dhe vendim-marrësit mbi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë natyrore të vendit tonë, si dhe mbrojtjen e lumit Vjosa nga planet për ndërtimin e hidrocenteraleve.

“Arti nuk është shpëtimtar i botës, gjithashtu jo domosdoshmërisht mund të përmirësojë mëkatet e vendim-marrësve kundrejt shoqërisë, tokës, natyrës, ujit apo çfarëdo situate të pasigurtë jetësore! Arti, fal vetëm zërin paqësor, për të sensibilizuar, ndërgjegjësuar ndaj pasojave të pariparueshme kolektive, për të cilat gjithkush duhet të luftojë, në momentin dhe kohën e duhur,” shprehen artistët në mesazhin e tyre.

“Ne jemi këtu për të bashkuar njerëzit në kauzën për mbrojtjen e Vjosës dhe ftojmë të gjithë të mblidhemi tok, dhe përtej 1001 halleve që ka shoqëria e vendi ynë ti japim zë kësaj kauze,” shtuan ata nëpërmjet një njoftimi për shtyp të martën.

Koncerti përfshin këngëtaret dhe muzikantët Elina Duni, Eda Zari, Gent Rushi, Rob Luft, Vlashent Sata, Marsela Çibukaj, Linda Rukaj, Charles Lamouroux, Ermal Rodi, Florian Garcin, Emiljan Dhimo, Grupi Polifonik Lunxhëria, Blerat & Besfort Këpuska, Dj. ODA.

Ky koncert mbahet një vit pas koncerteve protestë me temë mjedisore, “Mos ma prek Valbonën“, dhe “Jo, importit të mbetjeve në Shqipëri“

Sipas shkencëtarëve, lugina Vjosës përbën një habitat për shumë lloje kafshësh dhe bimësh që janë shumë të rralla ose janë zhdukur fare nga lumenjtë e tjerë të Evropës. Megjithatë, shumë prej këtyrë gjallesave tashmë kërcënohen të zhduken nga ndërtimi i planifikuar i hidrocentralit të Poçemit dhe ai i Kalivaçit.

Pavarësisht premtimit elektoral të kryeministrit Rama për shpalljen e Vjosës park kombëtar dhe ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve, në korrik 2015, Këshilli i Ministrave i hapi rrugën procedurës për dhënien me koncesion të hidrocentralit të të Poçemit, megjithë kundërshtinë e aktivistëve mjedisorë dhe atë të banorëve që jetojnë përgjatë rrjedhës së lumit.

Në nëntor 2016, Ministria e Energjisë njoftoi dhënien e lejes për ndërtimin e hidrocentralit dhe nënshkrimin e kontratës me kompaninë turke “Kovlu Energji”.

Një mua më vonë, tre organizata mjedisore – EcoAlbania nga Shqipëria, Riverëatch nga Austria dhe EuroNatur nga Gjermania – ngritën një padi gjyqësore kundër projektit të Poçemit.

Në një vendim të paprecedentë në 2 Maj 2017, Gjykata e Administrative në Tiranë pranoi padinë e banorëve dhe të aktivistëve, duke gjetur se procedurat e ndjekura në dhënien e kontratës koncesionare, përfshirë procesin e konsultimit publik, qenë bërë në shkelje të ligjeve shqiptare si dhe legjislacionit të Bashkimit Europian për mbrojtjen e mjedisit.

Pavarësisht fitores së arritur nga aktivistët dhe banorët e Vjosës, tre javë pas vendimit të Gjykatës Administrative, qeveria hapi një tender të ri për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit mbi lumin Vjosë.

Koncerti me moton “Mos ma prek Vjosën” do të mbahet në orën 19:00 në sheshin Skëndërbej, dhe ka për qwllim të ndërgjegjsojë publikun e gjerë dhe vendim-marrësit mbi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë natyrore të vendit tonë, si dhe mbrojtjen e lumit Vjosa nga planet për ndërtimin e hidrocenteraleve.

“Arti nuk është shpëtimtar i botës, gjithashtu jo domosdoshmërisht mund të përmirësojë mëkatet e vendim-marrësve kundrejt shoqërisë, tokës, natyrës, ujit apo çfarëdo situate të pasigurtë jetësore! Arti, fal vetëm zërin paqësor, për të sensibilizuar, ndërgjegjësuar ndaj pasojave të pariparueshme kolektive, për të cilat gjithkush duhet të luftojë, në momentin dhe kohën e duhur,” shprehen artistët në mesazhin e tyre.

“Ne jemi këtu për të bashkuar njerëzit në kauzën për mbrojtjen e Vjosës dhe ftojmë të gjithë të mblidhemi tok, dhe përtej 1001 halleve që ka shoqëria e vendi ynë ti japim zë kësaj kauze,” shtuan ata nëpërmjet një njoftimi për shtyp të martën.

Koncerti përfshin këngëtaret dhe muzikantët Elina Duni, Eda Zari, Gent Rushi, Rob Luft, Vlashent Sata, Marsela Çibukaj, Linda Rukaj, Charles Lamouroux, Ermal Rodi, Florian Garcin, Emiljan Dhimo, Grupi Polifonik Lunxhëria, Blerat & Besfort Këpuska, Dj. ODA.

Ky koncert mbahet një vit pas koncerteve protestë me temë mjedisore, “Mos ma prek Valbonën“, dhe “Jo, importit të mbetjeve në Shqipëri“

Sipas shkencëtarëve, lugina Vjosës përbën një habitat për shumë lloje kafshësh dhe bimësh që janë shumë të rralla ose janë zhdukur fare nga lumenjtë e tjerë të Evropës. Megjithatë, shumë prej këtyrë gjallesave tashmë kërcënohen të zhduken nga ndërtimi i planifikuar i hidrocentralit të Poçemit dhe ai i Kalivaçit.

Pavarësisht premtimit elektoral të kryeministrit Rama për shpalljen e Vjosës park kombëtar dhe ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve, në korrik 2015, Këshilli i Ministrave i hapi rrugën procedurës për dhënien me koncesion të hidrocentralit të të Poçemit, megjithë kundërshtinë e aktivistëve mjedisorë dhe atë të banorëve që jetojnë përgjatë rrjedhës së lumit.

Në nëntor 2016, Ministria e Energjisë njoftoi dhënien e lejes për ndërtimin e hidrocentralit  dhe nënshkrimin e kontratës me kompaninë turke “Kovlu Energji”.

Një mua më vonë, tre organizata mjedisore –  EcoAlbania nga Shqipëria, Riverëatch nga Austria dhe EuroNatur nga Gjermania – ngritën një padi gjyqësore kundër projektit të Poçemit.

Në një vendim të paprecedentë në 2 Maj 2017, Gjykata e Administrative në Tiranë pranoi padinë e banorëve dhe të aktivistëve, duke gjetur se procedurat e ndjekura në dhënien e kontratës koncesionare, përfshirë procesin e konsultimit publik, qenë bërë në shkelje të ligjeve shqiptare si dhe legjislacionit të Bashkimit Europian për mbrojtjen e mjedisit.

Pavarësisht fitores së arritur nga aktivistët dhe banorët e Vjosës, tre javë pas vendimit të Gjykatës Administrative, qeveria hapi një tender të ri për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit mbi lumin Vjosë.(Birn)

a.ç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

November 25, 2026
U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë

“Flamingove u kanë rënë flatrat”, Leka: Opozita është në krizën e vet

Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari (EMRI)

Mish pule nga Brazili dhe miell nga Kosova, AKU bllokon 79 ton produkte në kufi

NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër tanker nafte shpërthen në flakë pasi goditi minën detare!

Champions League/ Barcelona shkatërron Sabah në transfertë, katër gola dhe ngjitje në klasifikim! Fiton edhe Vilareali

Alkooli, droga, cigaret… Ku renditen shqiptarët për shpenzimet për ‘vese’

Shqiptarët, më jetëgjatët në rajon! Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor me jetëgjatësi mesatare prej 80,1 vjetësh

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In