Mbrëmjen e djeshme në natën e tretë të edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në RTSH, këngëtarët konkurrentë kënduan me një artis shoqërues. Këngëtarja e njohur, Elsa Lila riktheu këngën e saj “Pyes Lotin” por këtë herë në bashkëpunim me reperin Capital T.
Pavarësisht se kënga u prit mirë nga publiku dhe mori duartrokitje të shumta, kompozitori i saj, Valentin Veizi ka reaguar i indinjuar duke e konsideruar ‘të shëmtuar’. Ai vazhdoi më tej duke thënë se dy këngëtarët i kishin bërë ‘pis’ këngën duke e rikthyer.
Së dyti: Ti (kushdo) mund të rikëndosh një kenegë, por nuk ke asnjë të drejtë të ndryshosh e të denigrosh këngën pa lejen e autorit ,(kompozitorit). Me lini tja u them troc edhe njëherë Liles edhe Capitalit, modeli i këngës qe ju sollët është modeli se si mund të denigrosh ,shperfytyrosh një kengë aq te bukur si kenga “Pyes Lotin” , prandaj do ti lutem Radio televizionit Shqiptar ta heqi nga cdo lloj transmetimi këtë variant të shemtuar!”- shkroi Veizi.
/s.f