Shitësja e argjendarisë, e cila u grabit nga një person i armatosur ka treguar tmerrin që përjetoi në pak minuta.
“Hyri vetë, mos lëvizni tha, asgjë tjetër, ika dola nuk pashë çfarë mori”, u shpreh shitësja e dyqanit, raporton News24.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në bulevardin “Ismail Qemali” në argjendarinë në pronësi të shtetases E. H.
Dëshmitar i kësaj ngjarja ka qenë edhe gazetari Enrik Mehmeti, i cili ka filmuar të gjithë momentin. Autori Martin Kapllanaj ka qëlluar edhe me armë në ajër, duke terrorizuar qytetarët.
g.kosovari