• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos ji një grua”

by A R
04/07/2017 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbët e kanë pasur përherë të vështirë të përballen me gratë e pushtetshme, siç po e zbulon së fundmi dhe Ana Brnabiç.

Nga Dejan Anastasijeviç

Ndonjëherë është e vështirë të jesh një grua, por në disa vende është përherë e vështirë. Kryeministrja e re e Serbisë, Ana Brnabiç, po e pëson këtë mësim: edhe përpara se të betohej, deputetët e opozitës e quajtën një kukull, një bimë shtëpiake dhe një vazo.

Disa nga kritikat janë të justifikuara nga fakti se pushteti i vërtetë do të mbetet në duart e presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili e zgjodhi vetëm Brnabiç për postin. Por duke parë seancën dy-ditore të konfirmimit në parlament, vihet re në mënyrë të pamohueshme se të paktën disa nofka lidhen vetëm me gjininë e saj.

Serbët gjithnjë e kanë pasur të vështirë të përballen me gra të pushtetshme, në meritë ose jo. Të marrim shembull Mira Markoviç, gruan e Sllobodan Millosheviç, e cila u urrye dhe përçmua më shumë se bashkëshorti.

Njerëzit ishin të mëdyshur për Millosheviçin, por Mira ishte gjerësisht jopopullore: mund të hyje në një lokal, të deklaroje “Mira është një kurvë!” dhe merrje pije falas. Ajo shihej si ligësia pas fronit dhe shumë [gabimisht] besojnë se bashkëshorti i saj ishte një idhëtar i devotshëm, por i korruptuar dhe manipuluar nga bashkëshortja. Ajo tani jeton në mërgim në Moskë.

Mbretëresha Draga Masin, gruaja e Mbretit Aleksandër Obrenoviç, kishte një reputacion të ngjashëm, por ishte më pak me fat në fund. Mbreti konsiderohej gjerësisht si qullash dhe Draga mendohej se haptazi drejtonte punët e shtetit.

Kur ajo u përpoq të merrte kontrollin e ushtrisë duke caktuar disa të afërm të ngushtë në pozicione kyçe në Stafin e Gjeneralëve, një grup oficerësh vendosën ta ndalonin dhe kryen puç. Ata i tejkaluan rojat dhe mësynë në pallat. Çifti mbretëror u fsheh në dollap, por më pas u gjetën, u qëlluan, u therën dhe u hodhën nga ballkoni drejt e në rrugë. Ishte viti 1903.

Përpara Mirës dhe Dragas ishte Yerina, Gruaja e despotit serb George Brankoviç, i cili sundoi në shekullin 15.

Legjenda thotë se ajo përdori punë të detyruar për të ndërtuar një fortesë të mrekullueshme me pamje nga qyteti Smederevo për veten dhe bashëkshortin dhe i drejtonte bujkrobërit aq ashpër saqë mori nofkën “Yerina e Mallkuara”, siç vazhdojnë ta quajnë në librat e shkollës. Kur George vdiq, ajo dyshohet se u helmua nga djali i tyre, Lazari.

Asgjë kaq e tmerrshme nuk duhet t’i ndodhë Brnabiç e cila, përveçse është e para kryeministre serbe në Serbinë post-komuniste, ka rastisur të jetë edhe një lesbike. Në fund të fundit, Serbia ka evoluar që nga Periudha e Mesjetës dhe ka përparuar pak edhe që nga rënia e Millosheviçit.

Por kryeministrja e re mund të presë mospëlqim nga opozita dhe nga vetë radhët e Vuçiç, të cilët e shohin si të turpshme vënien në krye të një personi që nuk u përket atyre. Në fakt, kjo mund të jetë një arsye përse Vuçiç zgjodhi Brnabiç si fillim: të ishte një rrufepritëse dhe të shmangte zemërimin e publikut si një shënjestër shumë e lehtë.

Mbetet për t’u parë nëse mandati i Brnabiç në krye do të ndihmojë gratë të përballen me më pak diskriminim.

Ligji i trajton të dyja gjinitë si të barabarta, por edhe statistikat zyrtare tregojnë se gratë kanë 14 për qind më pak gjasa të punësohen se burrat dhe me t’u punësuar ato fitojnë më pak dhe kanë më shumë gjasa të hiqen nga puna. Në disa profesione, si mësimdhënia, gratë përbëjnë 80 për qind të forcës punëtore, por më pak se 40 për qind e pozicioneve menaxhuese zihen nga femrat.

Kjo është mbase ajo që frymëzoi Nela Kuburoviç, ministren e drejtësisë dhe një nga vetëm katër gratë në kabinetin me 22 anëtare të Brnabiç, të printojë një poster me fjalët: “Është e rëndësishme të punosh me përgjegjësi dhe jo sikur je një grua,” në serbisht dhe anglisht krah portretit të saj.

Duket megjithatë se Kuburoviç u mbështet te Google Translate për ta përkthyer pasi versioni anglisht doli: “Është e rëndësishme të punosh me përgjegjësi dhe të mos jesh një grua.” Posteri u tall gjerësisht, por në këtë rast, Google Translate e kishte të drejtë.

Next Post
Brajoviç-Xhaferi: Të mrekullueshme marrëdhëniet Mali i Zi-Maqedoni

Brajoviç-Xhaferi: Të mrekullueshme marrëdhëniet Mali i Zi-Maqedoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In