• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos iu jepni zë në TV disa të shiturve…

by Mentor Kikia
19/09/2017 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

E pashë përsëri në TV mbrëmë një njeri që thotë të njëjtën gjë kudo ku e kërkojnë të flasë: Skëndërbeu është tradhtar, është një kriminel sepse ka vrarë myslimanë, është një plaçkitës, një hero fals, një krijesë mitike dhe që nuk duhet të jetë as heroi as emblema e shqiptarëve.

Madje as shqiptarët nuk janë shqiptarë, por turq që flasin shqip.

Vetëm sepse mendon dhe flet kështu, këtë njeri e ftojnë nga 4 herë në javë nëpër studio televizive.

Edhe Muç Nano nuk mbeti pas me zbulimin e origjinës sllavo (serbe) të nënës së Skënderbeut.

Nuk e di çu ka shkrepur moderatorëve shqiptarë, por trajtimi i çështjes së Skëndërbeut, po tejkalon çdo cak logjik e pse jo, edhe ligjor.

Nga një debat mbi faktin nëse ia zunë apo nuk ia zunë pamjen shtatores gjatë faljes së Kurban Bajramit, u kalua në një debat pa fund e mjeran mbi vetë heroin kombëtar.

Kam qenë dhe unë në një debat të tillë dhe më erdhi trurp që isha në një tyezë me persona që flsinin me mllef kundër vendit të tyre.

Në demokraci nuk ka tabu dhe padyshim mund të flitet për çdo çështje.

Por tu japësh zë ca të shiturve që krenohen me faktin se nuk kanë pasaportë shqiptare, është krim për median, jo për ata.

Eshtë turp që njerëz që llapin tërë ditën nëpër rrjete sociale të marrin guximin të korrigjojnë historinë, për të cilën janë investuar gjënerata të tëra njerëzish të ditur nga e gjithë bota.

Popuj të tjerë të mëdhenj, ngrejnë lart e më lart shtatoret e udhëheqësve apo mbretërve, që pushtuan dikur tokat e të tjerëve, duke vrarë e duke zhvatur, ndërsa në ekranet tona çirren çdo natë njerëz që e quajnë Skendërbeun kriminel ordiner, pse vrau pushtuesit në shtëpinë e tij.

Meqë jeni të etur për perversitete ndaj vendit tuaj dhe njerëzve të shquar të tij, po ju jap unë disa shembuj:

Ismail Qemali, pasi iku në Itali, ka të dhëna të sigurta nga Antimafia, se filloi të merret me tregti droge atje.

Ndrësa Aqif Pashë Elbasani, kishte mbjellë tërë fushat e Shkumbinit me cannabis.

Fan Noli, pasi u arratis në SHBA, filloi të merret me fajde, dhe sipas të dhënave të FBI-së, ai ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të mashtruesve financiarë që çuan në depresionin e madh të 1929.

Keni dëgjuar për Luftën Nacional Çlirimtare?

Eshtë e gjitha një përrallë, është legjende. Shqiptarët nuk luftuan fare.

Kur gjermanët erdhën këtu, e bënë me fjalë që ju do bëni sikur na gjuani e ne do bëjmë sikur do djegim ca shtëpi, e rrimë rehat këtu se mos na çojnë në frontin rus, e ngrijmë nga të ftohtët.

Nuk dini më të fundit për Kadarenë. Asnjë nga veprat që shet me të madhe nuk i ka shkruar vetë.

Në Sokakun e të Marrëve në lagjen e tij të lindjen ka jetuar një marrë që nuk ka qenë i marrë. Ai i shkruajti të gjithë librat dhe Kadareja që i vogël ia vodhi dhe i fshehu, për ti nxjërrë një nga një.

Për këtë arsye edhe ai i marri u marros pastaj.

Besoj mjaftojnë këto për t’u marrosur edhe ju ca ditë!

Next Post
‘Braktiset’ Universiteti i Vlorës, në krizë për studentë

'Braktiset' Universiteti i Vlorës, në krizë për studentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com