• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

by El Be
13/04/2026 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Vlorë me operatorë turistikë, ku ka kërkuar një qasje më të planifikuar në zhvillimin e sektorit.

Ai theksoi se rritja e fluksit nuk duhet të shihet si garanci e përhershme për sukses. Sipas tij, përqendrimi vetëm te fitimi afatshkurtër rrezikon të dëmtojë të ardhmen e investimeve në turizëm.

Rama tha se çmimet duhet të jenë në proporcion me shërbimet që ofron, pasi ndryshe sipas tij njerëzit nuk do të kthehen më.

Kryeministri theksoi se disa vende të tjera, të “dehur” nga fakti se kanë pasur fluks turistësh, kanë vepruar si të tillë, duke i larguar ata. Ata tha se duhet të krijojnë strategji që të garantojnë jetëgjatësi të investimeve që po kryejnë në zonën e Vlorës.

“Çmimet nuk i vendos qeveria dhe nuk ka asnjë instrument për të kontrolluar dhe imponuar çmimet. Çmimet i vendos tregu. Por në rastin e kësaj industrie, çmimet duhet ti vendosë vizioni strategjik i juaji për fatin e investimeve tuaja. Nëse po bëni investime vërtet masive e ambicioze, një pjesë e juaja po punojnë me arkitektura, synojnë të bëjnë struktura të nivelit më të lartë e dini më mirë se unë se hoteleria  ka investimin të madh dhe kthimin të ngadaltë por të sigurt, duhet të mendon për fatin e këtyre investimeve. Kush vjen për të bërë turizëm e pushime, ka menduar vetë dhe nuk është ky qëllimi ynë.

Qëllimi është të lexojmë çfarë iu ka ndodhur të tjerëve. Në momentin kur befas janë gjendur përpara rezultatit të hapjes dhe transformimit në një destinacion të kërkuar, janë dehur dhe kanë vepruar si të dehur duke ofruar shërbime të dobëta dhe vendosur çmime të larta. Si rezultat i fluksit që iu është gjendur përpara kanë pasur mendjen e ngushtë duke menduar se njerëzit, 12 mln e 15 mln do t’i kenë aty.

Dhe kanë filluar të investojnë siç po bëni ju, të investojnë për më shumë por duke kërkuar të ftojnë më shumë në atë moment. Iu kanë mbetur në derë investimet se nuk iu kanë ardhur më njerëzit. Nëse Vlora do të marrë vlerën e vendit ku ti paguan më shumë sesa të ofrohet dhe kur paguan më shumë sesa çmund të paguash suke shkuar në Greqi, Turqi e Kroaci ju i keni bërë gropën vetes, po flas për gropën e investimeve”, tha Rama.

Next Post
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In