• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos i kurseni përqafimet sepse i bëjnë mirë shëndetit tonë

by Java News
19/04/2017 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush nuk do të donte një përqafim të ngrohtë nga nëna, babai, miku apo mikja më e ngushtë, apo më mirë akoma, nga gjysma tjetër e juaja. Përqafimet na bëjnë të ndihemi mirë emocionalisht dhe jo vetëm, shkruan gazeta Shëndeti. Studimet sugjerojnë se përqafimet mund të sigurojnë një sërë përfitimesh shëndetësore, duke filluar nga lehtësimi i stresit deri tek ulja e tensionit të gjakut. Ja pse një përqafim i ngrohtë është i mirë si për trupin ashtu edhe për shëndetin mendor.

Na bën të ndihemi më të sigurt

Përqafimet nuk na bashkojnë vetëm me njëri tjetrin, ato ndihmojnë gjithashtu në prodhimin e oksitocinës, një substancë që forcon lidhjet mes njerëzve. Studimet kanë treguar se njerëzit ndihen më mirë dhe më të lidhur me partnerët e tyre kur përqafohen shpesh.

Përqafimi na bën të ndihemi më të lidhur emocionalisht dhe psikologjikisht me personin tjetër, na qetëson dhe na jep më siguri në vetvete.

Ul tensionin e lartë të gjakut

Përveçse siguron intimitetin, oksitocina shërben edhe për uljen e tensionit të gjakut. Studimet kanë treguar se përqafimet e shpeshta mes grave dhe partnerëve të tyre rrit nivelet e oksitocinës dhe ul tensionin e gjakut.

Lehtëson stresin

Një tjetër arsye e vërtetuar shkencërisht se përqafimi nga nëna është i paçmueshëm. Hulutmuesit shkencorë nga Universiteti Wisconsin-Madison kryen një eksperiment tek një grup vajzash të moshës 7-12 vjeç, të cilat i vendosën në situata stresuese – iu kërkuan të mbanin fjalime ose të zgjidhnin probleme matematikore para një grupi njerëzish të panjohur. Ato që morën një përqafim ose telefonatë nga nënat e tyre pas asaj situate stresese që kaluan kishin nivele më të ulëta të hormonit kortizol të stresit.

Ul rrezikun e zhvillimit të infeksioneve

Kush do ta besonte që përqafimi mund të na ndihmojë të mbajmë larg gripin? Gjatë një studimi të kryer në vitin 2014 nga Universiteti Carnegie Mellon, në SHBA, hulumtuesit shkencorë zbuluan se njerëzit më pak të stresuar janë më pak të rrezikuar nga infeksionet, kur janë të ekspozuar ndaj një virusi gripal, nëse e ndiejnë që kanë mbështetje sociale në jetën e tyre dhe marrin shpesh përqafime të ngrohta./albeu

c.a

Next Post
Harrojnë sobën ndezur gjatë natës, digjet magazina në Fier

Harrojnë sobën ndezur gjatë natës, digjet magazina në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In