• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mos hapja e negociatave me Shqipërinë, BBC: Shpërfillja europiane ushqen pakënaqësinë në Ballkan

by Java News
02/11/2019 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Refuzimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe MV ishte ekuivalentja diplomatike e Bashkimit Europian e ofrimit të shtrëngimit të duarve në fillim dhe më pas e shpërfilljes, shkruan sot Guy Delauney i BBC.

Në këtë histori ”Emmanuel Macron i Francës luajti rolin e kryekundërshtarit”, thekson Delauney.

”Macron tha ‘jo’ kur të gjithë liderët e tjerë të BE-së ishin në favor të dhënies zyrtare të fillimit të bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe MV”, shton ai.

”Me refuzimin e tij, Bashkimi Europian i ka dërguar një mesazh të zymtë gjithë Ballkanit, jo vetëm për Shqipërinë dhe MV, por edhe për Serbinë dhe Malin e Zi e për më tepër edhe për Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën.

Në veçanti, për të rinjtë shqiptarë dhe maqedonas, refuzimi vjen si një goditje, çka lë pas aspiratat europiane të një brezi të ri.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker e konsideroi veton franceze një gabim historik duke paralajmëruar se kjo do të kompromentonte seriozisht ndikimin e BE-së në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, thotë BBC.

Sipas Delauney, situata e krijuar është për Rusinë një mundësi e madhe.

”Ekziston frika se disa vende mund të shohin si zgjidhje nënshkrimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, të mbizotëruar nga Rusia, pa u shqetësuar shumë për pasojat”, shkruan ai.

”Për sa kohë që Emmanuel Macron do të jetë president i Francës, është e vështirë të thuhet se kur do të fillojë hapja e negociatave me vendet e Ballkanit”, përfundon BBC.

Next Post
Lajm i mirë për të rinjtë, Ambasada e SHBA hap aplikimet për programin “Benjamin Franklin”

Lajm i mirë për të rinjtë, Ambasada e SHBA hap aplikimet për programin “Benjamin Franklin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com