• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kur thonë “Mos hajdeni në Shqipëri”

by Java News
04/07/2015 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Është një akt normal, që ndërsa bën liberalizim të vizave për disa vende, promocion, mund të jesh pak më i kujdesshëm me të gjithë procesin grishës. Që do të thotë, të tregosh me kurajë dhe zgjuarsi se nuk ke infrastrukturë të mirë në disa segmente, se nuk ke shërbim të mirë në disa të tjera dhe se në disa pjesë të Shqipërisë është mirë të mos shkohet. Arsyeja është e thjeshtë: strukturat e vendit tënd nuk i përgjigjen dot promocionit që bëhet me paratë e taksapaguesit shqiptarë dhe që shkon dëm thjesht me aksidentet e zakonshme rrugore, me shërbimin e keq hotelier dhe gastronomik, sjelljen e shumë qytetarëve të pandërgjegjshëm  dhe mbi të gjitha me krimin.

Për këtë të fundit, në ditët tona, kemi se çfarë të themi. Kemi një bandë gati vitale, që shpëtoi nga rrethimi në Lazarat, për të dytën herë me rradhë dhe kemi kudo vrasës gjakftohtë, që të eliminojmë ngado. Rasti i dy turistëve çekë ishte i fundit, por ndër të parët e konfirmuara në fillim të këtij sezoni turistik, që të bën të mendosh se pasojat e tij do e mbysin promocionin por më shumë se kaq forcën e imazhit, që Shqipëria shpesh e ngre nga opinionet e të huajve dashamirë.

Shqiptarëve u pëlqejnë shumë gjërat e mira që thuhen për vendin e tyre, por aman anashkalojnë faktin se në shumicën e promocioneve Shqipëria të grish thjesht për qashtërsinë e saj, mjedisin gati të virgjër, që i shtohen kushtet e mira hoteliere (në jo pak vende jo shumë komode) dhe mbi të gjitha sjellja me vendasit, që në shumë raste lë për të dëshiruar.

Të gjitha këto i bëjnë institucionet tona turistike, se veçmas ngritjes së promocionit duhet të bëjnë një road-map se ku nuk duhet shkuar prej infrastrukturës, ku prej shërbimit dhe se ku, Shqipëria nuk është e sigurt. Në mënyrë që fjalisë “Mos hajdeni në Shqipëri”, që do ta luajnë fort fqinjët tanë tashmë në kushtet e konkurrencës turistike, ne mund t’i përgjigjemi thjesht me transparencë dhe me qetësi: “Hajdeni, por kini kujdes…”. Pasi, nuk jemi aq vend i sigurt, saç e shesin politikanët në televizor…

Next Post

Qan edhe Baloteli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com