• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos guxoni ta prekni Veton Surroin!

by Ben Andoni
28/11/2020 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Me propozim të shoqatës “Anton Pashku”, në vitin 2015, publicistit dhe krijuesit Veton Surroi iu dha titulli i lartë honorifik “Nderi i Qarkut” të Kukësit. As më shumë e as më pak, askush nuk pati kundërshtim sepse disa njerëz si Veton Surroi u bëjnë zakonisht nder titujve dhe jo titujt atyre. Por këtë të premte po Këshilli i këtij Qarkua vendosi që atij t’i hiqej titulli.

Përgjigjen më të mirë zyrtare e ka dhënë deri më tani kryeministri i vendit Edi Rama dhe askush nuk mund ta mëdyshojë, por shqetësuese mbetet sesi njerëz me këtë pak pushtet që kanë t’i japin vetes atribute që të prekin personalitete.

Është e vërtetë që Veton Surroi ka qenë kritik për shumë nga personazhet e luftës së Kosovës dhe mbi të gjitha narrativat e ndërtuara për luftën. Veçse pakkush si ai e ka futur në hullitë e duhura këtë luftë dhe respektin për Kosovën. Publicistika dhe krijimtaria e Surroit në përgjithësi ka dalë prej shumë kohësh nga qerthulli lokal duke i ndërkombëtarizuar me një punë tejet cilësore idetë e tij dhe punën intelektuale të qarqeve të Kosovës. Në një farë mënyre, artikulimet e Veton Surroit i kanë paraprirë shumë kohë më parë problemeve reale të Kosovës por edhe qasjen tonë, duke e futur me një rrafsh krahasimtar bashkëkohor. Dhe, për këtë duhet me e vlerësu sepse ka qenë dhe mbetet barometër i pagabueshëm i situatës në Kosovë dhe jo vetëm kaq. Për më tepër dhe kur e kanë fyer, ai jo vetëm nuk është përgjigjur me të njëjtën monedhë por me anë të artikullit të radhës ka treguar klasin e lartë të publicistikës kosovare, që ai e përfaqëson bashkë me pak kolegë të tij. Janë pikërisht këta si Surroi, ata që sot ushqejnë shoqërinë kosovare dhe atë shqiptare dhe jo patetizmat e kinse heronjve dhe narrativat hipotetike.

Shqipëria ka pasur,  ka dhe do të ketë tek ky krijues mendimin e lirë ku kontrollon shumë ide për Kosovën dhe ato që i duhen asaj. Ndaj vendimi i fundit i një grupi drejtues të qytetit që bëri aq shumë gjatë luftës së Kosovës është jo vetëm i padrejtë por tejet përçarës. Lëreni Gjykatën e Hagës, që është ngritur nga parlamenti i Kosovës të kryejë si duhet punët e veta dhe heshtni që drejtësia të bëj punën e saj. Heshtni dhe i kërkoni falje të sinqertë Vetonit, njeriut që iu dha një leksion të jashtëzakonshëm me fjalën e tij, kur mori këtë nderim vite më parë. Keni bërë një veprim, si Qark, që do t’ua zili të gjithë ata që e tollovisin kombin tonë. Më thjesht akoma: Mos e prekni Vetonin, mësoni prej tij!        (Javanews)

 

Next Post
Ja çfarë duhet të bëjë administrata Biden për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Ja çfarë duhet të bëjë administrata Biden për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In