• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Mos e shuani shpirtin!

Ambasada e Polonisë në Tiranë përkujton 100 vjetorin e lindjes së Papës Gjon Pali II

by Java News
18/05/2020 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 18 maj është 100 vjetori i lindjes së Karol Vojtillës, Papës Gjon Pali II. Këtë vit, në prill ishte edhe 15 vjetori i ndarjes nga jeta të Gjon Palit II.

 

Me rastin e jubileut të lindjes së Papës kaq të dashur për popullin polak, për të cilin Shqipëria dhe shqiptarët ishin shumë të afërt, Ambasada e Republikës së Polonisë në Tiranë pati nderin të dhurojë dy skulptura të kokës së Shën Gjon Palit II, prodhuar nga mjeshtri Mumtas Dhrami. Njëra nga dy skulpturat i shkoi kishës Shën Gjon Pali II në Bathore- pikërisht atje ku  është përkushtuar kisha e parë në botë me emrin Shën Gjon Pali II vetëm disa ditë pas shenjtërimit të Papës dhe ku gjenden reliket e Shenjtit. Skulptura e dytë, falë dashamirësisë,  miqësisë dhe pozitivitetit të arqipeshkvit G. Frendo, gjeti vend në katedralen katolike të Tiranës, pikërisht pranë altarit të Shën Mërisë, kaq të dashur për popullin polak dhe Papën Gjon Pali II, i cili për motto të Pontifikatit të Tij zgjodhi fjalët: „Totus Tuus” (Maria).

 

Pak muaj nga vendimi për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe pak javë nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb, vlen të kujtohet që Shenjti Gjon Pali II bënte thirrje pa u lodhur për europianizmin e gjithë kontinenti. Gjatë Pontifikatit të tij Ai fliste për dy mushkëritë e Evropës, që do t’i mundësonin kontinentit  të vjetër të frymëmerrte plotësisht. Në të gjallë të Shenjtit Gjon Pali II kjo mushkëri e dytë ishte në lindjen e kontinentit, ndërsa sot ajo është zhvendosur këtu, në Ballkanin Perëndimor.

 

Në këto dy ceremoni të thjeshta Ambasadori i Republikës së Polonisë në Tiranë shoqërohej nga Kryetarja e Komitetit të Kulteve znj. Loreta Aliko. Ambasadori Bachura me këtë rast ndër të tjera nënvizoi se në qendër të veprimtarisë së Shenjtit Gjon Pali II ka qenë përherë lufta për dinjitetin njerëzor në të gjitha aspektet e tij. Nga to, si nga trungu i rrënjëve kristiane të kontinentit hodhën shtat degë të reja: dialogu, liria dhe e vërteta, drejtësia dhe Dashuria. Në kushtet e sotme demoniake të humbjes së vlerave, mbi të cilat lëshon hijen e saj të errët edhe frymëmarrja e kontaminuar me COVID-19, beteja për  dinjitet njerëzor dhe mbrojtjen e njerëzimit  është në çdo situatë e gjithëpranishme. Andaj dhe unë, si  polak, por edhe si Ambasador i Republikës së Polonisë në Tiranë, kam zgjedhur fjalët lajtmotiv të pelegrinazhit të Atit të Shenjtë në Poloni tri dekada më parë- „Mos e shuani shpirtin!”.  Në kohët e sotme apeloj për ta parë të ardhmen me shpresë, të mbahet shpirti ndezur, të rritet empatia, solidariteti dhe respektimi i dinjitetit të tjetrit. Një qasje e tillë do t’i mundësojë kujtdo të gjejë një mori arsyesh për të bërë mirë.

Falënderoj njëkohësisht gjithë ata që qëndrojnë në frontin e luftës me virusin: mjekët, infermierët, gjithë personelin shëndetësor, policinë dhe ushtrinë, por edhe gjithë ata që përpiqen të na sigurojnë fijet e „normalitetit” në këto kohë të jashtëzakonshme- punëtorët e shërbimeve publike, ujësjellës-kanalizimeve, furnizimit me energji, personelin e njësive tregtare, farmacive, bankave, por edhe administratën- të gjithëve u dërgoj  jë falënderim të madh. Falënderoj gazetarët për informimin me vërtetësi, falënderoj të gjithë ata që  investohen me shpirt në dialogun politik, fetar dhe ndërnjerëzor.

 

Në rrugën drejt së ardhmes nuk mund të stepemi nga vështirësi. Ato janë të domosdoshme. Në një farë mënyre kanë të bëjnë me vetë thelbin e transformimeve, sikundër duhet të ndodhin tek ne vetë, por edhe rrotull nesh. „Mos e shuani shpirtin!” do të thotë gjithashtu : të mos lejoni t‘ju skllavërojnë me rryma të ndryshme materializmi që zvogëlon fushëpamjen e vlerave- që edhe vetë njeriun si të tillë e zvogëlon. Të mos harrojmë që e vërteta është burimi i lirisë së vërtetë dhe i dinjitetit të njëmendtë njerëzor. Të mos kemi frikë, të mos trembemi. Ky mund i muajve të fundit i jetës në izolim, shqetësim dhe pasiguri do të ndihmojë të jetësohet e vërteta e thirrjes „Mos e shuani shpirtin! Mbajeni shpirtin ndezur!”.

 

 

 

Next Post
Kapet ‘sabotatori’ i protestës, është ndaluar më parë edhe për “Astirin”, ja foto me Bashën

Teatri/Mediat ndërkombëtare për protestën e sotme të Aleancës dhe opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

April 1, 2026
Mbreti i Panairit

Ja si qelbet Kuba

April 1, 2026
Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

April 1, 2026
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

April 1, 2026
Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

April 1, 2026
Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

April 1, 2026
Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

April 1, 2026
Majko: Dekreti i Metës për Begajn një surprizë pozitive, nuk e kishte për detyrë nga Turqia

“Po lirojnë të korruptuarit”, PD letër ambasadave në Tiranë: Monitoroni Gjykatën e Lartë

April 1, 2026
VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

April 1, 2026
“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In