• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos e humbisni shansin të njihni Albin Kurtin e vërtet!

by Mero Baze
01/09/2021 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në Kosovë ka shpërthyer një debat rreth emrit të një kandidati për ambasador nga Kosova në Shqipëri. Debatet kanë të bëjnë me figurën dhe historinë e qëndrimeve politike të tij. Nuk është se ato vlejnë shumë. Ambasadorë të tjerë të Kosovës në Shqipëri nuk është se kanë shkëlqyer në formimin intelektual, apo atë profesional. E vërtet është se ky është një njeri banal, por as për këtë nuk është zgjedhur.

Personi në fjalë, nuk është mbështetës i Albin Kurtit, por i Listës “Guxo” të Vjosa Osmanit, i cili karakteristikën më të njohur të tij, nuk ka, atë që është budalla apo njeri primitiv, por që është një propagandist banal dhe urrejtës i qeverisë së Tiranës. Kjo është arsyeja përse është përzgjedhur. Ndaj dhe kjo është e vetmja gjë për të cilën i vlen Albin Kurtit.

Meqë vet Albin Kurti, është shumë i ekspozuar në përpjekje për të ngjallur ndasi mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe agjendën e tij ditore politike e ka në funksion të sherreve me Tiranën, në këtë rast ka gjetur mundësinë ta hedh dhe një gur me dorën e Vjosa Osmanit.

Ajo që shpreson Kurti dhe Osmani, është pikërisht të ngrihet një zhurmë e madhe rreth një idioti, duke shpresuar që ai të refuzohet si ambasador nga Shqipëria dhe të regjistrohet një shkallë zyrtare e acarimit mes dy vendeve. Kaq është i gjithë objektivi.

Asgjë e tillë nuk duhet të ndodh dhe nuk do të ndodh. Ambasadori i Kosovës në Shqipëri është njeriu më i parëndësishëm i Kosovës në Shqipëri dhe kosovari më i parëndësishëm i Shqipërisë për Kosovën. Kështu ka qenë gjithmonë. Ai mund të përfitojë nga rasti të shijoj Tiranën, bregdetin, qebapë apo peshk, dhe të vazhdoj të marrë rogën.

Albin Kurtit nuk i duhet hequr mundësia të promovojë idetë e tij kundër Shqipërisë zyrtarisht, edhe pse natë e ditë mendon vetëm për këtë punë.

Mendoj se është rast i mirë që ai të përfaqësohet nga një tip i tillë në Tiranë. Eshtë shumë më e lehtë t’u shpjegosh shqiptarëve të Shqipërisë se kush është Albin Kurti dhe çfarë kërkon të bëj, duke u përfaqësuar prej tij. Përveç mjerimit intelektual dhe primitivizmit verbal, opinioni këtu, e ka më të lehtë të zbuloj një urrejtës që ndryshe nga Albini, nuk ka turp ti thotë ato që mendon Albini me zë të lartë.

Ndaj ndaleni zhurmën ndaj tij. Nuk është nevoja ti kujtoni kush është e çfarë ka bërë. Lëreni të vij në Tiranë dhe nxirreni përditë në ekran të flas. Eshtë e vetmja mënyrë të njihni Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin në raport me Shqipërinë. Natyrisht në versionin më primitiv të mundshëm.

Next Post
Zbardhet komunikimi/ Çfarë bisedoi Biden për 14 minuta me presidentin e Afganistanit, para se vendi të binte në duart e talebanëve

Zbardhet komunikimi/ Çfarë bisedoi Biden për 14 minuta me presidentin e Afganistanit, para se vendi të binte në duart e talebanëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In