• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos e “ha turpin me bukë” Lulzim, tregohu pak hollandez

by Artur Ajazi
06/05/2021 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Lulzim, nuk duhet ta marrësh me sportivitet gjithë zallamahinë që ngrite brënda Partisë Demokratike. Ti i humbe për herën e pestë zgjedhjet dhe betejat me Edi Ramën Edhe 15 herë të tjera do ti humbësh ato Partisë Socialiste. Zgjedhjet, fushata, negociatat, dorëheqja, largimi, afrimi, dhe çdo akt tjetër qytetar edhe brënda një partie, vlerësohen më shumë se një fitore.

“Mos e ha turpin me bukë” kësaj here Lulzim, por tregohu pak hollandez. Nuk do të gjesh qetësi për 4 vjet rresht, në rast se ti hiqesh si “i qetë”, sikur nuk ka ndodhur gjë, sikur “të vodhën bandat e qeverisë fitoren”. Askush nuk do të besojë më profkat dhe inskenimet e tua. Ti do të futesh në Parlament, dhe nga atje sërish duke patur Sali Berishën ngjitur, do të nisësh avazin e vjetër, dhe kjo dihet.

Grupimi kundër teje, ata që kanë qenë kontributorët e asaj partie vite e vite para teje, të kërkojnë të tregohesh  thjesht “hollandez”. Të largohesh, për ti hapur edhe pse me vonesë, rrugën drejt riorganizimit dhe reformimit asaj partie të plakur dhe të rrënuar. Do më e pakta 10 vite, të mbarojë procesi ribashkimit, faktorizimit  dhe ringritjes së Partisë Demokratike.Kjo për faktin sepse dyshja Lulzim-Sali and compani, e kanë shkundur atë nga të gjitha.

Për 30 vjet, Partia Demokratike u kthye në burim fitimi për familjen Berisha, pastaj edhe për familjen Basha, duke e kthyer në pazar mes klanesh çdo aksion politik, çdo “sulm ndaj oligarkëve”, deri tek listat e kandidatëve.Fitimet kanë qenë dhe llogariten në miliona euro, ndërkohë që fakirët e bazës në rrethe, ata që i kanë mbetur akoma asaj partie, shpresonin se “Luli do të na japë fitoren”. Thuhet se Lulzimi është shkolluar jashtë, në Hollandë, paçka se studimet e larta i ka mbaruar me kohëgjatësi të çuditshme.

Por të paktën, diçka nga Hollanda duhet të kishe marrë Lulzim. Diçka europiane, që nuk ka lidhje me politikën në Shqipëri. Dorëheqja, do të ishte veprimi i parë që do të bënte një kryetar partie kur të humbiste zgjedhjet në Hollandë, apo jo Lulzim. Asgjë tragjike, asnjë përjetim emocional nuk duhet të ndodhë me politikanin e moderuar kur humbet betejën elektorale. Ata që e përjetojnë “keq” atë moment, i përkasin sistemeve diktatoriale, ku kryetari  mbetet kryetar përjetësisht.

Bëhu hollandez Lulzim, dëgjoje zërin e “tufës” që kësaj here nuk ka shanse të tërhiqet dhe të largohet nga partia me metoda tradicionale. Ata do të mbeten atje, duke mos u tërhequr nga kërkesa e tyre, edhe sikur ti, tu mbyllësh derën e madhe të SHQUP-it. Me largimin tënd zoti Basha, do tu hapësh rrugë proceseve të mëdha që do të ndodhin brënda asaj partie, të cilat i premtove, por nuk i zbatove kurrë. Tregohu pas hollandez, sepse  ata  “rrebelët” kësaj here e paskan seriozisht, jo vetëm me ty, por edhe me Sali Berishën.

Next Post
FOTO: Ky është 58-vjeçari Koço Buzo, i cili vrau me kallashnikov gruan dhe plagosi dy të tjerë

FOTO: Ky është 58-vjeçari Koço Buzo, i cili vrau me kallashnikov gruan dhe plagosi dy të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

March 28, 2026
Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

March 28, 2026
“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In