• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos e braktisni Shqipërinë!

by Baton Haxhiu
16/07/2021 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu*

Unë e kam pas mundësinë me qëndru në Perëndim, kudo dhe me poste profesionale. Por as nuk e kam mendu dy herë. Arsyeja kryesore përse nuk largohem nga Kosova, është se këtu çdo gjë ngjan si mision që është përtej teje. Është njëfarë fati kur je në një moment historik që mund të kontribuosh në gjëra që shkojnë më  larg se mirëqenia jote individuale. Unë mendoj se nevoja kryesore e individit është  “nevoja për të qenë i vërejtshëm” dhe askund tjetër nuk plotësohet më shumë kjo nevojë sesa në vendin tënd.

Edhe për shkak të situatës ku ndodhen vendet tona (të pakryera si shoqëri e shtete), mundësia e ndërhyrjes është shumë e madhe dhe përmbushja gjithashtu. Neve nganjëherë disa vlera që me gjithë forcën mundohen të ruhen në Perëndim, siç është patriotizmi dhe atdhedashuria, na i bëjnë si ndjenja tribale. Ne këtu, gabimisht, shumë shpesh mendojmë se kultivimi i ndjenjave subjektive për vendin është folklorizëm, por të jetuarit jashtë të bën të kuptosh se në fakt vendet më të zhvilluara e mirëmbajnë e kultivojnë dhe investojnë shumë në rrënjosjen e këtyre ndjenjave.

Gjithashtu, kur  je jashtë vendit, e kupton se momenti pa histori është i pakuptimtë, d.m.th. gjërat duhet  ta kenë narracionin e tyre paraprak për të qenë të rëndësishme si moment. Është stërmundimi gjatë rrugës për ta arritur momentin që e sjell lumturinë, jo vetë momenti. Dhe ne i kemi rrëfimet tona në vendet tona. Jashtë, sado të suksesshëm, jemi njerëz pa rrëfime, paçka se mund ta kemi momentin. Jemi nomadë, të huaj. Dhe jo të huaj si gjeografi, apo racë, të mos keqkuptohem. Por, të huaj si tregim. Duhet pasur parasysh edhe një gjë: bota nuk është aq e hapur, aq kozmopolitane siç supozojmë ne.

Kudo që të shkosh, dallimi të bëhet i vërejtshëm. Ta thuash të kundërtën ose është gënjeshtër, ose snobizëm. Nuk po them se përjashtohesh, por konstatohesh.Nëse je person që krejt çfarë mendon është kryekeput mirëqenia jote dhe këtu po nënkuptoj mirëqenia e barkut, atëherë po, ik jashtë se gjërat janë më të thjeshta. Por, nëse qëllimet e tua si njeri, si qenie që prezanton më shumë sesa veç cikël biologjik, atëherë është e pakuptimtë ta bësh betejën diku tjetër. Ta shfrytëzosh platformën po. Por, jo të përhumbesh, sepse mbetesh abstrakt.

Zhgënjimi, dhe atë shumë i madh, ekziston, por është pikërisht ai zhgënjim që jep  arsyen kryesore përse beteja jote është ballafaqimi me faktorët që sjellin atë zhgënjim  dhe jo ikja. Nuk mund edhe të më thuash që je shume i zoti, intelektual, karakter, dhe në  fund të ikësh pikërisht nga beteja për karakterin, intelektin. Ikja dhe intelektualiteti nuk kanë gjë të përbashkët. Okej, ik, dhe bëhu profesionist i madh diku tjetër, por intelektual nuk do  bëhesh kurrë, sepse ke refuzuar ta bësh betejën dhe kjo s’ka lidhje me intelektualin.

Një shembull. Arben Xhaferri, a nuk do të ishte sociolog i përmasave botërore po të merrej vetëm me studimin, i shkëputur nga konteksti në të cilin është rritur? Patjetër që po. Por ai ka zgjedhur ta bëjë intelektualin patriot para sociologut profesionist. Kush ikën, mund t’i tregojë vetes arsye sa të dojë, por thellë-thellë secili e di se ka  braktisur betejën e tij personale dhe në njëfarë forme ka braktisur veten. Por, vetëm edhe një gjë. Nuk po them se  është mëkatare të largohesh, e kam menduar edhe vetë normalisht. Këtu futet edhe  rrugëtimi pastaj, njerëzit që takon dhe të inspirojnë, njerëzit që të japin shansin. Por ikja, nëse duhet të jetë alternative, duhet të jetë krejt e fundit, pasi që janë shterur të gjitha të tjerat.

*Fjalim në ceremoninë e diplomimit të UET- 2021

Next Post
Komisioni Evropian hedh në gjyq Italinë: Nuk ka respektuar parimin themelor në luftën kundër terrorizmit dhe krimit

Komisioni Evropian hedh në gjyq Italinë: Nuk ka respektuar parimin themelor në luftën kundër terrorizmit dhe krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In