• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mos e besoni shtypin për Britaninë

by Java News
17/08/2015 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Oewn Jones

Nuk ka shumë simpati për refugjatët që dergjen në kushte çnjerëzore në Calais, si nga shtypi i zakonshëm e aq më pak nga opinioni publik britanik. “EMIGRANTËT VRAPOJNË 30 MILJE NËPËRMJET KANALIT”, buçiste Express, duke iu referuar një refugjati sudanez i cili desh ia doli të kalonte të gjithë tunelin e Kanalit.

Edhe ndërmjet njerëzve me mendim progresist, ka njëfarë skepticizmi përbri atyre që iu janë larguar rrethanave të tmerrshme në Siri, Eritre, Darfur, Afganistan dhe vendeve të tjera të terrorizuara nga lufta apo diktatura. Përse nuk kërkojnë strehim në vendet e tyre fqinje? Çfarë i shtyn ata të udhëtojnë mijëra milje, të kalojnë kufij të shumtë, në mënyrë që të krijojnë një jetë të re në tokën britanike? Fransua Holand i Francës nuk është një despot luftarak, kështu që përse nuk qëndrojnë atje?

Pika e parë është se shumica dërrmuese e refugjatëve nuk vijnë gjëkundi pranë Europës perëndimore. Në të vërtetë, sikurse bën të ditur UNHCR-ja, 86% e të gjithë refugjatëve ndodhen në vende në zhvillim e sipër. Kjo është një rritje dramatike në krahasim me 70% që ishin një dekadë më parë. Një në katër refugjatë janë nga Siria: 95 prej 100 prej tyre ndodhen në vendet fqinje. Turqia – PBB-ja për frymë e së cilës është katër herë më e vogël se e Britanisë – strehon rreth 1.6 milionë refugjatë, më shumë se çdo vend tjetër. Libani, i cili ka një popullatë nën 4.5 milionë banorë, ka mbi 1.5 milionë refugjatë sirianë. Vende me shumë më pak burime se Britania po mbajnë shumë më tepër refugjatë.

Do të ishte një rast i mirë që të kontribuonin, po përse vendet e tjera të Evropës perëndimore nuk po e mbajnë peshën e tyre? Këtu, duhet të përballemi me mitin e zemërgjerësisë së tepruar britanike. Gjatë këtij viti, Britania ka marrë vetëm 143 refugjatë sirianë: që kur ka nisur lufta civile, Gjermania ka marrë rreth 100.000. Britania ka patur 31,745 kërkesa për azil më 2014; por në Suedi – popullsia e së cilës është shtatë herë më e vogël se e jona – ka 81,180 aplikime të tilla. Franca ka më shumë se dyfishin dhe Gjermania – me 202,245 aplikime – ka gjashtë herë më shumë se sa përqindja britanike.

Dhe Britania pranon substancialisht më pak se vendet e tjera: vetëm 10,050 vendime pozitive vitin e kaluar, krahasuar me 30,650 të Suedisë, 12,550 të Holandës (me një popullsi katër herë më të vogël se të Britanisë), 14,815 të Francës, 40,560 të Gjermanisë, 20,580 të Italisë që u luhat nga kriza dhe 15,410 të Zvicrës së vogël.

Ata emigrantë në Calais që përpiqen dëshpërimisht të hyjnë në tokën britanike joshen nga një zemërgjerësi e tepruar e shtetit britanik, kështu thotë përralla. Ata janë të varfër kudo që janë, dhe nëse kanë fëmijë, refugjatët janë më mirë në Francë; ka shtrëngime të njëjta për punën si në Francë, ashtu edhe në Britani; qiratë janë substancialisht më të lira në Paris krahasuar me Londrën; dhe azilkërkuesit si në Francë ashtu edhe në Britani mbulohen me kujdes shëndetësor dhe shkollim për fëmijët.

Ata që i drejtohen Britanisë janë një një proporcion fare i vogël i popullsisë botërore të refugjatëve. Disproporcionalisht, ata kanë prirje të jenë të shkolluar; të njohin anglishten çka ata besojnë do t’ia u bëjë më të lehtë të ambientohen dhe të gjejnë punë, ndryshe nga një vend, gjuhën mëmë të së cilit ata nuk e flasin; shpesh kanë një lidhje kulturore me Britaninë, sepse vendi i tyre mund të ketë qenë koloni; ose kanë miq, të afërm, apo komunitetin e tyre të vendosur në Mbretërinë e Bashkuar. Ka nga ata që besojnë se e gjithë popullsia botërore e refugjatëve duhet të vendoset në vende substancialisht të varfra të cilat janë vetë të rrënuara. Sigurisht, duhet ngritur një debat se si duhet zgjidhur kriza globale në rritje e refugjatëve. Por që ta bëjmë siç duhet, duhet që të paktën të kemi faktet e duhura dhe mjaft e ushqyem mitin se Britania është një magnet global i refugjatëve, sepse nuk është.

Next Post

E megjithatë libianët jetonin mirë në kohën e Gaddafit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

April 1, 2026
Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

April 1, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

April 1, 2026
Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

April 1, 2026
“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

April 1, 2026
Mbreti i Panairit

Ja si qelbet Kuba

April 1, 2026
Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

April 1, 2026
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In