Deputeti socialist Pjerin Ndreu, i cili gjatë mandatit të kaluar si deputet ka përfaqësuar dhe zonën e Kamzës me gjithë Bathoren brenda, denoncon faktin se militantë të PD nga kjo zonë janë në mes të studentëve.
Ai e quan si të panatyrshme që kryeplaku i kësaj zone të jetë duke protestuar si student, duke postuar dhe foton e tij me këtë rast.
“Proteste studentesh apo militantesh ? Mos besoni po deshet, kryeplaku i lagjes 5 Bathore, Shyqyri Tershalla, militant i PD ne mes te studenteve!”, shkruan Ndreu në rrjetin social.
/a.r