• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos blini asgjë pa etiketë”, paralajmërimi i AKU pas kontrolleve të ushqimit dhe mishit

by Java News
11/12/2016 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të festave të fundvitit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar kontrollet në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë muajit dhjetor janë kryer 750 inspektime, ku janë marrë 170 masa administrative gjobë dhe paralajmërim, për bizneset të cilët nuk plotësojnë kushtet për ushqimet.

Kontrollet janë kryer kryesisht në subjektet që tregtojnë mish, ku është bërë bllokimi i një sasie të konsiderueshme në disa subjekte të ndryshme.

Gjithashtu janë shtuar kontrollet edhe në pikat ku tregtohen pulat apo mishi i gjelit.

“Qëllimi i inspektimeve ka qenë garantimi i sigurisë ushqimore përgjatë festave, duke qenë se rritet në mënyrë të konsiderueshme konsumimi i mishit”.

Për këtë arsye AKU u bën apel qytetarëve që të blejnë mish apo produktet e tjera, vetëm nëse kanë vulën nga shërbimi veterinar, që do të thotë se nuk përbëjnë ndonjë rrezik për ta.

AKU ka vijuar kontrollet edhe në subjekte të cilat tregtojnë ëmbëlsira si dhe në subjektet që i prodhojnë ato.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë festave të fundvitit, në lidhje me ushqimet.

“Kontrolloni datën e skadencës për ç’do produkt. Blini ushqimet dhe mish vetëm në subjekte të certifikuara dhe jo në rrugë”.

Ndërkohë për ç’do rast që vërehen abuzime me ushqimet AKU u bën thirrje qytetarëve që të jenë të ndjeshëm duke denoncuar nëpërmjet telefonatave ose në rrjetet sociale.

Next Post
Modelja me ngjyrë rikrijon pozat mitike të modës për një arsye shumë të rëndësishme

Modelja me ngjyrë rikrijon pozat mitike të modës për një arsye shumë të rëndësishme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

November 7, 2026
Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

November 7, 2026
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

November 7, 2026
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In