Policia e Shtetit ka bërë të mundur sekuestrimin e 20 kg heroinë në pikën e kalimit kufitar të Morinës, si dhe ka vënë në pranga transportuesin e saj. Në kuadër të operacionit anti-drogë, është vënë në pranga drejtuesi i automjetit tio kamion me targa AA 090 IS Arben Prendi 43 vjeç nga Lezha.
Sipas policisë, droga ishte e fshehur në një valixhe në kabinën e shoferit, poshtë krevatit. Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se lënda narkotike vinte nga Kosova për në Shqipëri.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti trafiku.









