• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Morina ngre traun me Kosovën, lejohet qarkullimi pa pengesa i mallrave

by A R
07/04/2020 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pika doganore e Morinës vijon të përmbush më së miri detyrimet për transportin e mallrave pa pengesa me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu në këtë doganë nuk ka kalim të njerëzve nën asnjë anë të kufirit dhe të gjithë vijojnë të jenë të karantinuar. Të vetmet lëvizje në njerëz janë të atyre pacientëve që të veriut të Shqipërisë që bëjnë dializën në Prizren dhe Gjakovë.

Sipas vendimit të dy qeverive, në doganën e përbashkët Morinë lejohen vetëm mjetet e transportit të mallrave. Madje leje kalimi në dy anët e kufirit është e kushtëzuar për çdo mjet të transportit të mallrave të ketë vetëm një person, përkatësisht shoferi i mjetit pa shoqërues. Në drejtim të Kosovës ka më tepër automjete të transportit të mallrave ndërsa procedura e kontrollit është nën masa të rrepta sigurie.

Në pikën e përbashkët kufitare Shqipëri-Kosovë në Morinë, gjatë inspektimit ishin Kryeinspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror të Shqipërisë, Shkëlqim Hajdari, Kryetarët e Bashkisë Kukës dhe Komunës së Prizrenit, Prefekti i Qarkut Kukës, Zenel Kuçana, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi si dhe drejtuesit e dhomës së tregtisë dhe industrisë të Shqipërisë dhe të Odës Afariste të Kosovës.

Kryeinspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror të Shqipërisë, Shkëlqim Hajdari tha se ky takim është i rëndësishëm dhe se Morina duhet të jetë pikë e cila përmbush më së miri detyrimet mes të dyja vendeve, në këtë kohë krize.

“Jemi të lumtur pasi konstatojmë që Morina vazhdon te jetë një pikë e cila po përmbush më së miri detyrimet që ka në këtë situatë të virusit. Do të thotë vazhdon qarkullimi i lirshëm i mallrave. Si ato që importon Kosova, dhe si ato që vijnë nga Kosova në Shqipëri. Sigurisht autoriteti Kombëtar i ushqimit, inspektorati shëndetësor, drejtoria e higjienës vazhdojnë inspektimet e tyre që në Shqipëri të futen mallra normal dhe në Kosovë të futen mallra me standarde. Kjo është një pjesë e sigurt. E dyta, jemi të lumtur që pjesët e këtyre dy anëve, që shqiptarët e Shqipërisë që punojnë në Kosovë, dhe qytetarët e Kosovës që punojnë në Shqipëri po zbatojnë karantinimin po rrinë në territoret e tyre dhe po sakrifikojnë dhe nuk ka dyndje. Do të ketë lehtësira në transportin e mallrave mes dy vendeve”, tha Hajdari.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi tha se në këtë situatë pandemie duhet të minimizohen gjitha problematikat që mund të jenë në zonën doganore mes Shqipërisë e Kosovës.

“Është e rëndësishme që për popullatën e Kosovës nuk ka munguar asnjëherë furnizimi me të gjitha materialet që vijnë nga porti i Durrësit. Vë në dukje që sot Kosova merr 70 % të gjithë artikujve të rëndësishëm jo vetëm industrial por edhe ushqimor mes kufirit të Shqipërisë. Dhe qytetarët e Kosovës ndihen të sigurt që porti i Durrësit është edhe porti i tyre që në këto dite po punon me intensitet të plot që të mos mungojë asgjë në këto kohë”, u shpreh Minxhozi.

Që nga fillimi i muajit prill, 1209 kamionë komercial kanë hyrë në Kosovë, ndërsa ne dalje kanë qenë 1315.

Next Post
Shpërndahen 45 ton ndihma / “Fundjavë Ndryshe”: Do ta kalojmë bashkë këtë situatë

Shpërndahen 45 ton ndihma / "Fundjavë Ndryshe": Do ta kalojmë bashkë këtë situatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In