• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mori rrogën e një muaji 286 herë: Jep dorëheqjen dhe zhduket, kompania e pret të kthejë paratë

by Java News
02/07/2022 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një burrë nga Kili që iu paguan 200 herë më shumë se rroga e tij, ka dhënë dorëheqjen dhe është zhdukur, megjithse kishte pranuar të kthente paratë, sipas raportimeve nga vendi.

Punonjësi i paemëruar publikisht, ishte ndjerë sikur kishte fituar llotarinë pasi u pagua 286 rroga nga punëdhënësit e tij, një kompani mishi e quajtur Cial, shkruanin mediat kilene.

Pas marrjes së rrogës së tij ku gabimisht u pagua një total prej 65,398,851 peso kilene ($170 000), në vend të rrogës së zakonshme prej 500,000 pesos ($500) ai u zhduk.

E përditshmja vendase ‘Diario Financiero’, shkruante se kur drejtuesit vunë re gabimin, punonjësi u kontaktua menjëherë për t’i kërkuar të kthente shumën e madhe.

Dhe normalisht ai kishte premtuar të shkonte në bankë mëngjesin e nesërm për të kthyer paratë. Por në një kthesë të papritur të ngjarjeve, ai nuk u pa në punë të nesërmen. Drejtuesit e shtangur tentuan të kontaktonin, por pa sukses. Ironikisht disa ditë më vonë, dikush tjetër dorëzoi një letër dorëheqjeje për llogari të të kërkuarit, i cili nuk është parë më prej atëherë.

Kompania e mishit tashmë po kërkon ndihmë ligjore për rekuperimin e parave, për të cilat ende nuk shihet asnjë gjurmë e dukshme.

Në mënyrë të ngjashme në maj, një burrë në Japoni që kishte përfituar në celularin e tij të gjithë fondin e ndihmës mjekësore të qytetit  ¥46.3 milionë (€338,580), kishte pranuar se e humbi në bixhoz në celularin e tij brenda dy javëve. Sipas gazetës vendase SoraNews24, gabimi kishte ndodhur pasi emri i tij ishte në majë të listës së informacionit që i dërgohej bankës, e cila besonte se po ia dërgonte bashkisë së qytetit.

24-vjeçari nga qyteza e Abu në perëndim të Japonisë kishte shpenzuar të gjitha paratë në kazinotë në rrjet por u zotua se do të paguante paratë “pak nga pak”, shkruan britanikja Mirror./m.j

Next Post
Spitali Infektiv drejt boshatisjes; bien shtrimet, pacientët zhvendosen tek ish-kirurgjia e QSUT

Situata e Covid 19/ Ministria e Shëndetësisë: 671 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
Kundër verbërisë!

Kundër verbërisë!

March 14, 2026
Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

March 14, 2026
Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

March 14, 2026
Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

March 14, 2026
Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In