• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mori rezultat pozitiv në zgjedhje, Tom Doshi i përgjigjet Berishës: Atij i dhemb fakti se humbi Shkodrën…!

by Java News
29/05/2023 22:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Social Demokrate e Tom Doshit arriti të marrë një rezultat tepër pozitiv në Shkodër, duke ndikuar edhe me votat e saj që qyteti të binte për herë të parë në duart e socialistëve, të cilët morën bashkinë në zgjedhjet e 14 majit.

Rrëzimi i “kalasë së demokratëve” duket se ka shqetësuar më tepër Sali Berishën, i cili menjëherë pas zgjedhjeve lëshoi një lumë akuzash ndaj Tom Doshit, duke e akuzuar ndër të tjera për blerje votash.

Por Doshi ka vendosur të thyejë heshtjen e gjatë duke iu përgjigjur në një intervistë për emisionin “Top Story” të Grida Dumës. Ai tha thënë se prej kohësh “nuk dëshiron të merret me Berishën”, por ky i fundit “nuk e lë rehat” duke thënë se “i shfaqet si hije”.

Doshi tha se Berishën e kanë braktisur demokratët, ndërsa edhe në partinë e tij, PD-në, tashmë ka vetëm tradhëti ndaj njëri-tjetrit.

Pjesë nga deklarata e Tom Doshit:

Sali Berisha nuk ishte në fletën e votimit, nuk kishte komisionerë. Atë e ka braktisur elektorati i djathtë. Atij i dhemb shumë Shkodra që e ka ruajtur si kala. Por fakti është që Shkodra ia bëri të qartë Berishës, PS në 2021 ka marrë 16 mijë vota, PSD ka marrë 9 mijë vota, të gjitha bashkë shkojnë 34 mijë vota. Partia e Alibashës, partia e Lulit ka marrë 6 mijë vota. Komisionerët e Lul Bashës i ka vjedh PS-ja. Berisha t’i kërkojë brenda llojit, mos të vijë t’i kërkojë te unë.

Pa PSD-në Benet Beci nuk fiton, janë votat e mija. Jam deputeti më i votuar në një zonë të djathtë. Këtu i dhemb Berishës se i kam marrë elektoratin e djathtë. Edhe këtë herë, nuk besojnë më te Berisha, te Basha. Lul Basha shkon në takime pallati me Taulant Ballën, çfarë do i besojnë?!

Ai bën mitingje, unë fushatën e kam bërë në rrjetet soiale. Më del hija jote thotë, po normal që do i dalë. Berisha ka humbje, s’ka ndonjë prespektvë as partia ku është Berisha, as pjesa tjetër. Këta kanë tradhëti me njëri-tjetrin, është bërë një llum aty. Unë nuk bëj pazare nga ana e votuesve.

Edhe politikën e lidh me karakterin. Sali Berisha ka 18 vjet që thotë të njëjtën gjë për mua, “ka ble vota, ka bë këtë”. Berisha në moment që i preken interesat e tij, ai shpif, hedh baltë. Lul Basha është llumi i atij, sa ishte në pushtet nuk la ministri pa e çuar. Tashi na ka dalë tradhëtar.

Këto lidhen me mua që sot jam person non-grata, këto punë i ka bërë Luli me shokë. Edhe mua dhe atij. Por unë nuk kam dashur të merrem me Berishën, por spo më lë rehat.

Në këto kushte që është sot, është kthyer në një zëdhënës të një grupimi politik./m.j

Next Post
Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër? Videoja po bën xhiron e rrjetit

Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër? Videoja po bën xhiron e rrjetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

De Gol, koteci dhe kasollja me yll

February 27, 2026
Bie miti i Dubait si ‘parajsë’ për të kërkuarit nga drejtësia: Deri tani 14 të ekstraduar, priten edhe pesë të tjerë

Bie miti i Dubait si ‘parajsë’ për të kërkuarit nga drejtësia: Deri tani 14 të ekstraduar, priten edhe pesë të tjerë

February 27, 2026
“E ke figurën atërore të dështuar”/ Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani, unë jam babai juaj në këtë lojë

“E ke figurën atërore të dështuar”/ Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani, unë jam babai juaj në këtë lojë

February 27, 2026
SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

February 27, 2026
Tramvaji del nga shinat në Milano: 1 i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur

Tramvaji del nga shinat në Milano: 1 i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur

February 27, 2026
Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

February 27, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

TABELA/ Mbi 31% e aksidenteve rrugore në janar të shkaktuara nga drejtuesit 25-34 vjeç

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

February 27, 2026
Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

February 27, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In