• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mori peng ish-të fejuarën, dënohet me dy vjet burg

by Aalison Pearse Stevens
26/06/2016 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prishja e fejesës nuk është pritur aspak mirë nga një 24- vjeçar në Tiranë. Për muaj me radhë ai ka mbajtur nën presion ish-partneren, studente në Institutin Bujqësor, duke i dërguar SMS kërcënuese dhe bërë telefonata ku i thoshte se do ta vriste.

Veprimet e të riut Edison H. kanë kulmuar kur ai ka marrë ish-të fejuarën nga auditorët e shkollës dhe, duke e mbajtur nën kërcënimin e një thike, e ka çuar atë, kundër dëshirës së saj, në një fshat të Tiranës e më pas në banesën e tij në periferi të kryeqytetit. Pak ditë më parë, i pandehuri Edison H. u deklarua i fajshëm nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “përndjekjes” dhe “heqjes së paligjshme të lirisë”.

Ai u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg, nga e cila përfitoi uljen e një të tretës prej gjykimit të shkurtuar. Referuar vendimit, i pandehuri ishte kallëzuar nga ish-e fejuara e tij për episodin e 9 nëntorit 2015. Referuar kallëzimit të studentes, i pandehuri Edison H. ka shkuar në klasën e saj dhe duke bërtitur, i ka thënë të dilte jashtë.

“Ajo është çuar nga klasa për të mos krijuar skandal në ambientin e Universitetit dhe kur ka dalë jashtë, ka nxjerrë telefonin për të lajmëruar policinë, por i pandehuri ia ka rrëmbyer telefonin nga dora duke e tërhequr nga flokët dhe duke e shtyrë nga shkallët. Kur kanë qenë jashtë, ai e ka tërhequr nga krahët duke i thënë të ecte se ndryshe do të nxirrte thikën dhe do ta vriste”, shkruhet në arsyetimin e gjykatës. Nën kërcënim, i pandehuri e ka çuar ish-të fejuarën në një fshat të Tiranës.

Pas mbërritjes së një SMS-je në telefonin e tij nga shefi i Krimeve të Komisariatit të Policisë nr.4, i pandehuri është kthyer në Tiranë, duke i thënë ish-të fejuarës të mos e kallëzonte.

Ata kanë kontaktuar dhe me prindërit respektivë, të cilëve u kanë thënë se do kthehen. Përmes një taksie kanë mbërritur në banesën e të pandehurit, ku kallëzuesja është gjendur në një tjetër moment presioni në banesë.

Kur kallëzuesja ka tentuar të dalë nga shtëpia e të pandehurit, pasi jashtë saj e priste i ati, Edisoni ka mbyllur derën me çelës dhe ka marrë një thikë, duke i thënë asaj që vetëm e vdekur do të dilte nga shtëpia e tij. Pas këtij momenti, ajo ka shkuar në polici ku ka kallëzuar ngjarjen, duke theksuar se është marrë nga i pandehuri jashtë dëshirës së saj dhe nën kërcënimin.

Panorama/d.i.

Next Post

Sindroma Makelele: Reali shpenzoi 213.7 milionë euro për të gjetur pasardhësin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In