• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mori para për mblesëri me Martin Çeçon? Ish-kunati i Tinës: Të dija unë, e mbushja shtëpinë time me gra

by
18/10/2022 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhoni Potka ish-kunati i Martina Pajollarit ka mohuar akuzat e ngritura nga babai i Martin Çeços se ai kishte marrë pagesë nga djali i tij i ndjerë për të bërë Tinën nuse.

Ai u shpreh se Martin Çeçon nuk e ka takuar që nga viti 2019 ndërsa të atin e tij nuk e njeh personalisht. Potka foli në emisionin “Uniko” edhe për akuzat e Martina Pajollarit se i kishte hapur asaj disa adresa false në rrjetet sociale.

Potka thotë se nuk e ka bërë këtë gjë, pasi shton se nuk di të përdorë rrjetet sociale. Për këtë akuzë ai drejton gishtin nga ish-gruaja e tij Libora Potka e cila shprehet se ka braktisur edhe fëmijët duke u larguar prej muajsh.

“Kam qenë në Greqi. I kam me dëshmitarë. Tre muaj e 20 ditë. Kur ka ikur nusja që ka lënë fëmijët rrugëve jam kthyer. Martinin e njoh. Se shisnim lajthi. Ai u largua, unë ika. Për punë pazari e njihja. Pas ca kohësh erdhi këtu ai në Goskovë. Unë pija kafe në lokal. Tha ai e njoh këtë hajde pimë kafe. Vajta unë për të pirë kafe. Kishin ardhur për nuse.

Vijnë aty, bëri kafe raki u llafosëm. Unë mora kafenë dhe rakinë dhe dola. Se çfarë u llafos nuk kam dëgjuar asgjë. Asnjë lekë nuk kam marrë. Nuk është diskutuar hiç, fare. Çdo njeri të jetë. Edhe unë tani që jam pa martuar të më futesh ti një kafe do ta jap. Këto janë gjëra koti që llafosin këto. Nga viti 2019 Martinin nuk e kam takuar. Nevzatin nuk e kam takuar asnjëherë. Nuk e njoh fare. Rezart Dokolin nuk e njoh fare. Ish-kunata fliste.

Martinin e kam pasur friends. Por unë facebook nuk ngas dot. Telefon nokia kam unë. Nusja e ka bërë. Unë nuk lidhesha dot me njerëzit e mi me facebook. Unë nuk di ta bëj as shok as ta fshi. E ka bërë ish gruaja ime. Unë e kam dëgjuar Tinën që thotë që i kam hapur unë facebook, por të tëra janë mashtrime. Unë e vë dorën në zjarr. Babait të Martinit, e ka shumë gabim. As e njoh as më njeh”, tha Xhoni Potka.

“Iku ajo fëmijët i la rrugëve. Kam djalë dhe çupë. Djali 8-vjeç, çupa 2-vjeç. Ka ikur dhe herë të tjera i ka lënë fëmijët në gjumë. Unë lajmërova çupën e xhaxhait ka ardhur ajo në 11 të natës. Unë erdha nga Greqia se nuk i lija dot vetëm. Gruaja nuk e dija nga kishte ikur. Djali ishte zgjuar, vajzën e kishte zënë gjumi. Po të ishte grua, rrinte dhe sqarohej. As e vrisja, vetëm sqaroheshim. Një njeri që është nënë është nënë. Edhe macja po t’ia fshehësh shkon i gjen këlyshët. Kam bërë kallëzim për braktisje fëmijësh ndaj Liborës. Ajo e përdorte facebook-un tim dhe të Tinës. Nuk kemi biseduar për vdekjen e Martin Çeços.

Ajo fliste. Unë i kam folur Tinës dhe përpara i thoja mos fol me këtë dhe me atë. I thoja shko puno. Telefoni do ta gjejë një moment. Facebook i hapte e motra asaj. Unë nuk hapja dot facebook tim jo të ish-kunatës. Unë nuk kam qenë këtu. Vij dy herë nga Greqia. Dhe atëherë kur vij nuk marr dot frymë për veten time. Unë nuk bëj mblesëri, mbeta vetë pa martuar. Po të ishte për të bërë nuse e mbushja shtëpinë me gra. Po të trokas për tjetrin trokas dhe për vete. Jam vetëm burrë dhe grua për fëmijët e mi. Mua të më lënë rehat se unë iki në Greqi. Po të kem gisht unë në këtë ngjarje mos t’i gëzoj fëmijët. Kam dokumentet që në atë datë kam qenë në Greqi. Unë e di që më ngatërron ish gruaja por ato që janë të vërteta le t’i mbajë ajo. Mua më është tharë buza për ujë se kam punuar”, thotë ai.

/e.d

Next Post
Rama mbledh rektorët: Do punojmë për një rankim më dinjitoz dhe më pranë asaj që ofrojnë kapacitetet tona akademike

Rama mbledh rektorët: Do punojmë për një rankim më dinjitoz dhe më pranë asaj që ofrojnë kapacitetet tona akademike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com