• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Mori ofendime pas ndërrimit të gjinisë”, nisin hetimet për vdekjen e TikToker-it në Itali

by A R
24/03/2025 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Monzës në Itali ka hapur një hetim për vdekjen e Davide Garufit, 21-vjeçarit TikToker, i cili kreu vetëvrasje më 19 mars në shtëpinë e tij në Sesto San Giovanni, në provincën e Milanos.

Mediat italiane bëjnë të ditur se hetuesit po shqyrtojnë bisedat, llogaritë sociale dhe celularin e tij, i cili sipas informacioneve dhe dëshmive fillestare ka qenë viktimë e bullizimit online dhe ofendimeve homofobike. Prandaj karabinierët nuk përjashtojnë përfshirjen e palëve të treta që mund ta kenë shtyrë Garufin të kryejë aktin ekstrem.

Vikitma kishte ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, gjatë këtyre viteve, historinë e ndërrimit të gjinisë, nga Davide në Alexandra. Ky është një problem i zakonshëm për shumë të rinj që flasin për orientimin e tyre seksual në internet. Sipas hetimeve të para, ai kishte probleme familjare, vështirësi adoleshence dhe mosmarrëveshje me prindërit, që ishin përkeqësuar gjatë kohës që ai kishte filluar trajtimin hormonal për ndryshimin e seksit.

Pikërisht në këtë periudhë të vështirë filluan të shfaqen fyerjet e para homofobike nën postimet e viktimës. Siç doli nga informacionet fillestare dhe dëshmitë e një fqinji të cilit i kishte besuar viktima, Garufi vuajti shumë nga të gjitha mesazhet e urrejtjes dhe bullizimit që merrte në rrjetet sociale.

Garufi vrau jetën natën mes të mërkurës 19 dhe të enjtes 20 mars në shtëpinë e tij në Sesto San Giovanni. Ai qëlloi veten me pistoletën e shërbimit të babait të saj, i cili punon si roje sigurie. Dinamika e fakteve, për hetuesit, është mjaft e qartë, por hapja e dosjes për mosmbajtje të armës së zjarrit dhe për shtyrje në vetëvrasje është një akt i domosdoshëm për të vijuar autopsinë dhe hetimet përkatëse. Bisedat sociale dhe llogaria e Tiktok po shqyrtohen. Gjyqtarët kanë urdhëruar gjithashtu sekuestrimin e celularit për të verifikuar çdo kontakt të shpeshtë. Hetimet po fokusohet në gjetjen e palëve të treta që mund të kenë kontribuar në vetëvrasje, duke ushtruar presion mbi brishtësinë e viktimës dhe duke e nxitur atë të kryejë aktin.

Next Post
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Takimi i Berishës në Napoli, Çupi: Me aq pak njerëz, më mirë të shkonin të pinin një kafe!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

March 16, 2026
“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

March 16, 2026
Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

March 16, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

March 16, 2026
Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

March 16, 2026
Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

March 16, 2026
Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

March 16, 2026
Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

March 16, 2026
Artisti i epikës

Artisti i epikës

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In