• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mori djalin në avionin qeveritar për ndeshjen me Spanjën, nisin hetimet për Kreun e Kuvendit kroat

by A R
18/06/2024 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kroacia po përgatitet për t’u përballur me Shqipërinë, në orën 15:00 të së mërkurës në Hamburg, por në Zagreb politika po zien për një skandal që lidhet me ndeshjet e kombëtares.

Mediat zbuluan se kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviç, në konflikt të pastër interesi kishte marrë me vete në avionin qeveritar, që fluturoi drejt Berlinit për të ndjekur ndeshjen me Spanjën, edhe të birin.

Të hënën, Komisioni për Vendime në Konflikt Interesi nisi një hetim kundër Jandrokoviç. Kryetarja e komisionit, Aleksandra Joziç Ilekoviç tha se do të shihet nëse janë plotësuar kushtet për inicimin e procedurës kundër Jandrokoviç.

Ajo ka konfirmuar se informatat për udhëtimin e kryetarit të Kuvendit dhe djalit të tij me avionin e qeverisë për ndeshjen e së shtunës i kanë marrë nga mediat. “Na kanë thirrur gazetarë të shumtë, kështu që pas kësaj kemi vendosur ta nisim hetimin”, tha Joziç Ilekoviç.

Kryeparlamentari ka folur për publikun duke thënë se është “krijuar përshtypja se bëra diçka që nuk ishte praktikë dhe në përputhje me rregullat”.

“Veprova siç ishte praktika në Katar. Kam marrë një ftesë për të ndjekur ndeshjen. Është praktikë aktuale ku vendi pritës fton përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse të vijnë dhe të shikojnë ndeshjen. Protokolli i qeverisë është njoftuar se 8 vende janë të destinuara për delegacionin e Republikës së Kroacisë. Sa i përket djalit tim… Në kampionatin botëror në Katar shkuam në shoqërinë e familjarëve, në atë kohë nuk u hap asnjë procedurë dhe as na u dhanë udhëzime se nuk po zbatonim rregulloren. Duke iu përmbajtur asaj që ndodhi në Katar, unë veprova në një mënyrë identike. Në njoftimin e largimit, deklarova se do të më shoqëronte djali im i vogël, i mitur. Dje u habita që një pjesë e mediave shkruanin sikur të ishte diçka e re, sikur të mos kishte ndodhur më parë”, tha ai.

/a.r

Next Post
Ish-kandidatja e Sali Berishës në Korçë, paraqitet në SPAK

Ish-kandidatja e Sali Berishës në Korçë, paraqitet në SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In