Elvana Gjata, e cila ishte përfolur si fituese e paracaktuar e Festivalit të 58 të RTSH-së, e ka përjetuar shumë keq daljen e dyta.
Kjo u reflektua qartë në fytyrën e këngëtares, kur iu thirr emri si fituese e vendit të dytë.
Këngëtarja menjëherë pas kësaj është larguar nga skena, dhe nuk ka takuar as fituesen e vendit të parë e madje as drejtuesen Alketa Vejsiu, e cila dukej haptazi pro saj.
Jo vetëm kaq, por këngëtarja e “Me tana” nuk u duk gjëkundi as në post-festival, ku ishin të ftuar edhe fituesja e vendit të tretë Sara Bajraktari dhe triumfuesja Arilena Ara.
Jo vetëm kaq, por ajo nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale, duke mos e fshehur zhgënjimin.
Elvana Gjata me sa duket nuk e ka pritur mirë faktin që nuk u shpall ajo fituesja e Festivalit.