• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mori 55 mijë lekë për të ndërhyrë tek prokurori e gjyqtari, SPAK çon në gjyq dosjen e oficerit gjyqësor

by Java News
27/02/2024 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, përfundon hetimet paraprake, dhe paraqiti para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim  të ish oficerit të policisë gjyqësore të prokurorisë së Tiranës pasi akuzohet se ka pranuar një shumë monetare prej 55 mijë lekësh për të ndërhyrë tek prokurori dhe gjykatësi i çështjes së Ermir Llagaçit.

“Ermir Llagaçi dhe Tefta Llagaçi, në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke patur një qëllim të përbashkët, e duke kryer veprime të ndërlidhura midis tyre, i kanë dhënë shumën monetare prej 55.000 lekë Oficerit të Policisë Gjyqësore Fatbardh Lala, pasi ky i fundit i ka dalë garant dhe u ka siguruar se mund të ushtronte ndikim tek funksionarët e drejtësisë, që janë prokurori dhe gjyqtari, të cilët kanë patur në hetim e më tej në gjykim, çështjen penale në ngarkim të personit nën hetim Ermir Llagaçi”.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake, dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.180, të vitit 2022, me të pandehur shtetasit:

  1. Fatbardh Lala, i akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuara nga nenet 245/1 paragrafi i IV dhe 295/a paragrafi i III të K. Penal.
  2. Tefta Llagaçi, e akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 të K. Penal.
  3. Ermir Llagaçi, i akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 të K. Penal.

Në përfundim të hetimit paraprak, provat e përftuara janë të afta të provojnë, tej çdo dyshimi të arsyeshëm, se të pandehurit Ermir Llagaçi dhe Tefta Llagaçi, në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke patur një qëllim të përbashkët, e duke kryer veprime të ndërlidhura midis tyre, i kanë dhënë shumën monetare prej 55.000 lekë Oficerit të Policisë Gjyqësore Fatbardh Lala, pasi ky i fundit i ka dalë garant dhe u ka siguruar se mund të ushtronte ndikim tek funksionarët e drejtësisë, që janë prokurori dhe gjyqtari, të cilët kanë patur në hetim e më tej në gjykim, çështjen penale në ngarkim të personit nën hetim Ermir Llagaçi, duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 të K. Penal.

Njëkohësisht provat e përftuara janë të afta të provojnë, tej çdo dyshimi të arsyeshëm, se i pandehuri Fatbardh Lala, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka marrë/pranuar shumën prej 55.000 lekë, nga të bashkëpandehurit Llagaçi, duke ju premtuar se do të ushtrojë ndikim të paligjshëm, duke shfrytëzuar detyrën e tij si Oficer i Policisë Gjyqësore. Për këtë arsye i pandehuri Fatbardh Lala është akuzuar se ka kryer veprën penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i IV I të K. Penal.

Gjithashtu, i pandehuri Fatbardh Lala, duke nxjerrë të dhëna në lidhje me procese penale që kanë lidhje me shtetasin Ermir Llagaçi, si emrin e prokurorit, veprën penale etj., ka konsumuar edhe veprën penale të parashikuar nga neni 295/a paragrafi i tretë i Kodit Penal. Kjo pasi ai ka zbuluar të dhëna që përmbajnë aktet sekrete të një ose më shumë procedimi penal, dhe këtë informacion ai e ka disponuar duke aksesuar në zyrat e tij të punës si Oficer i Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Këto të dhëna i’a ka transmetuar të bashkëpandehurës Tefta Llagaçi, nëpërmjet telefonit, madje duke rekomanduar se prokurorët duhen takuar. Këto veprime janë kryer duke cënuar rregullin e punës së tij, duke cënuar sekretin hetimor në lidhje me çështjet në fjalë, përsa kohë që prokurorët e çështjes nuk kishin ndërmarrë veprime të hapura me shtetasin Ermir Llagaçi, duke cënuar në këtë mënyrë funksionimin e rregullt të organeve të drejtësisë, dhe parimin e sekretit hetimor, dhe për këtë arsye ai është akuzuar se ka kryer veprën penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a paragrafi i III të K. Penal.

 

/f.s

Next Post
Të pathënat e vizitës në frontin e luftës në Ukrainë, Qefalia: Më kujtohen pamjet e një kopshti për fëmijë

Të pathënat e vizitës në frontin e luftës në Ukrainë, Qefalia: Më kujtohen pamjet e një kopshti për fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In