• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mori 48% të votave në Primaret e PD, reagon Belind Këlliçi: Kur vjen radha për të folur, unë zgjedh të flas me votë

by Java News
05/12/2022 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike që garon në “Primaret” për Bashkinë e Tiranës, ka reaguar për herë të parë pas rezultateve të votimeve gjatë ditës së djeshme.

Këlliçi ka falenderuar simpatizantët demokratë që e kanë mbështetur dhe kanë shkuar në votime.

Këlliçi premton se do të punojë orë pas ore për çdo votë të çdo demokrati dhe kërkoi sërish votëbesimin për raundin e dytë të “Primareve” më 11 dhjetor.

Kujtojmë se Këlliçi arriti të fitonte 48 % të votave pas numërimit të ditës së djeshme dhe do të shkojë në balotazh përballë mjekut Ilir Alimehmeti, i cili u rendit i dyti me numër votash.

Reagimi i Këlliçit:

Po e nis me një falenderim.

Faleminderit juve, që me shiun litar dhe në një ditë pushimi me familjen, dedikuat kohën tuaj për Primaret e Tiranës!

Për thuajse një muaj, dyert tuaja ka qenë hapur për ne kandidatët. Për të na dëgjuar çdo fjalë, edhe kur emocionet nuk na kanë lejuar të shprehemi më mirë.

Personalisht jam përpjekur të gjej kohë për të takuar çdokënd, sepse për të fituar duhet të dëgjosh.

Kur vjen radha për të folur, unë zgjedh të flas me votë. Ky është karakteri im. Rezultati e tregon më mirë se fjalët e mia.

Gara kërkonte që në 7 kandidatë, një prej tyre të merrte më shumë se gjysma e totalit të votave. Me mbështetjen tuaj arrita në 48%. Ky është një mesazh inkurajues për të mos e ndalur punën. Do të shkojmë në raundin e dytë, për të bindur çdo demokrat se ky proces është garancia më e madhe që opozita të ketë kandidatin e saj më të fortë në betejën e Majit.

Do të punoj orë pas ore për çdo votë demokrati, për t’ju përfaqësuar me nder në përballjen e madhe të 14 majit.

Ju falenderoj për të gjithë mbështetjen tuaj të pakursyer! E di se nuk mjaftojnë fjalët, prandaj do të flas sërish me votë, më 11 dhjetor.

Faleminderit që më vlerësuat!

Primare të papara! Energji e jashtëzakonshme demokratësh! Respekt për të gjithë, sidomos për të 6 kandidatët e tjerë në këtë proces! Jemi bashkë.

Demokratë e simpatizantë, vazhdojmë sëbashku ♥️✌

/s.f

Next Post
Habit kandidati i primareve në PD: Nuk do lejoj që në Bashkinë e Tiranës të valëvitet flamuri i LGBT

Merkoçi akuza Këlliçit: Fitoi servilizmi, interesaxhiu dhe propoganda e sorosjanëve brenda PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com