• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mori 2 mijë euro për të liruar një të burgosur/ Apeli i GJKKO rikthen në qeli ish-prokurorin Edmond Karriqi

by
11/10/2022 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Apeli i GJKKO ka caktuar sot dënimin me 2 vite e 4 muaj burg për ish-Prokurorin, Edmond Kariqi, duke e rikthyer në qeli.

Shkalla e Parë e GJKKO vendosi 2 vite burg të konvertuar në shërbim prove për Kariqin, por SPAK e ankimoi vendimin.

Ish prokurori u akuzua se mori 2 mijë euro për të liruar një të burgosur.

Sipas Apelit të GJKKO, dënimi me burgim për të pandehurin Edmond Karriqi do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

RYSHFETI

Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi akuzohet nga Prokuroria Speciale se përmes përfitimeve monetare kundrejt shumave të ndryshme, favorizonte personat e arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Nëpërmjet përgjimeve të kryera nga Prokuroria kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është konstatuar se prokurori ka marrë një shumë prej 2 mijë eurosh ryshfet për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj një personi të arrestuar, duke kërkuar për të një masë më të lehtë sigurie se sa ajo e “Arrestit me burg”.

PROKURORI I DOSJES SË KËNGËTARES FJOLLA MORINA

Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi ka drejtuar hetimet në dosjen e këngëtares Fjolla Morina. Ai pati përplasje me Gjykatën e Kukësit pas kërkesës për masën e arrestit ndaj këngëtares e cila u arrestua nga policia në pikën kufitare të Morinës më 19 shtator 2020. Gjykatësi Florin Demollari që shqyrtoi dosjen ndaj këngëtares, e cila u kap me dy armë zjarri të paligjshme teksa po vinte në Shqipëri, i riktheu dosjen prokurorit Karriqi, duke arsyetuar se fakti ishte “cilësuar gabim”.

Ndryshe nga Prokurori që akuzonte këngëtaren për “armëmbajtje pa leje”, gjyqtari arsyetonte se Fjolla Morina duhej të akuzohej për “trafikim të armëve dhe municioneve”, çka do të thotë se këngëtarja sipas Kodit Penal rrezikon më shumë vite burg për akuzën e dytë.

Përfundimisht, gjyqtari Demollari dënoi këngëtaren Morina me 6 vite burg, duke e shpallur fajtor për akuzën “Trafik i armëve dhe municionit” dhe dënimi ishte minimumi i parashikuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

VENDIMI

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Saida Dollani (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 11.10.2022, shqyrtoi çështjen e regjistruar me nr. 50 akti, datë 12.07.2022, mbi ankimet e paraqitura nga ankuesit/të pandehurit I.G., D.D., E.B., E.K., si dhe nga Prokuroria e Posaçme, kundër vendimit nr. 30, datë 06.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:
“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 3 (tre) vjet burgim.

Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri E.K. me 2 (dy) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vendosur të pandehurin E.K. në provë për një periudhë kohe prej 4 (katër) vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e tij.
Në zbatim të nenit 60 pika 9 të K.Penal urdhërohet i pandehuri E.K. që të mos shoqërohet me persona të dënuar.
Në bazë të nenit 35/2 të Kodit Penal caktohet dënimi plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat prej 5 (pesë) vjet.
Deklarimin fajtor të të pandehurit I.G. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri I.G. me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit, më datë 30.06.2021 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit D.D. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni i aktiv gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri D.D. me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 46, datë 30.06.2021, ndaj të pandehurit D.D. dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri E.B. me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 46, datë 30.06.2021, ndaj të pandehurit E.B. dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në bazë të nenit 190/1, shkronja (a) të K.Pr.Penale, të nenit 36/1, shkronja “a” të Kodit Penal, për sendet e sekuestruara të disponohet si më poshtë:

Dy telefona celular të markës Iphone 6 të sekuestruar të pandehurit E.K., një telefon celular Samsung dhe një telefon celular Iphone 12, të sekuestruara të pandehurit I.G., konfiskohen.

CD-të dhe DVD-të me materialet e përgjimit mbeten pjesë e fashikullit.

Shpenzimet gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit i ngarkohen solidarisht të pandehurve.”

Sa më lart, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 30, datë 06.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me kualifikimin ligjor të veprave penale, fajësinë e të pandehurve, llojin dhe masën e dënimit për të pandehurit I.G., E.B. dhe D.D., për provat materiale si dhe për shpenzimet gjyqësore.

– Ndryshimin e këtij vendimi për pjesën tjetër në këtë mënyrë:
– Dënimin e të pandehurit E.K. me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

– Në bazë të nenit 406, paragrafi 1, të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 e tij, duke dënuar përfundimisht të pandehurin E.K. me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

– Dënimi me burgim për të pandehurin E.K. do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

– Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht.

/e.d

Next Post
Zbulohen rrënojat e anijes që u përpoq të shpëtonte Titanikun

Zbulohen rrënojat e anijes që u përpoq të shpëtonte Titanikun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agjenda / Sadushi, Çela, Gonzato dhe Gogu bashkë në konferencën për drejtësinë dhe median

Agjenda / Sadushi, Çela, Gonzato dhe Gogu bashkë në konferencën për drejtësinë dhe median

June 29, 2026
Nxirren edhe dy turistët e tjerë të bllokuar në kanionin e Gjipesë

Nxirren edhe dy turistët e tjerë të bllokuar në kanionin e Gjipesë

June 29, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Monologu i një numëruesi

June 29, 2026
Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In