Irani ekzekutoi sot pesë burra, të cilët ishin dënuar për përdhunimin e një gruaje në maj të vitit të kaluar në pjesën veriperëndimore të vendit.
“Pesë burra që kishin rrëmbyer dhe përdhunuar një grua në maj të vitit 2022 në qytetin Marad (Irani veriperëndimor) u ekzekutuan sot (e mërkurë). Të pandehurit, me precedentë të rëndë kriminalë, u arrestuan katër ditë pas krimit,”- raportojnë mediat e huaja.
Ekzekutimet në Iran zakonisht bëhen me varje. Në fillim të korrikut, drejtësia iraniane njoftoi ekzekutimin e tre burrave të shpallur fajtorë për drogë dhe më pas për përdhunim të rreth 10 grave në fund të vitit 2021 në një sallon bukurie.
Irani ekzekutoi 582 persona në vitin 2022, më shumë se çdo vend tjetër përveç Kinës.
/a.r