• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Morën peng borxhliun, arrestohen tre persona në Shkodër

by Aalison Pearse Stevens
25/07/2016 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fajdexhinjtë marrin peng personin që nuk u ktheu në kohë shumën e marrë borxh. Por jo vetëm kaq. Ata e detyruan që të nënshkruante një kontratë, sipas së cilës do t’ua kthente paratë 10-fish më shumë, duke e kërcënuar se mund të bëhej sërish vetëgjyqësi.

Policia e Shkodrës vuri në pranga dje tre persona: vëllezërit Sandër dhe Pllumb Shtogajn, përkatësisht 35 dhe 27 vjeç, si dhe Mendim Isufajn. Për ta, me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur masën e sigurimit “arrest në burg”.

Sipas të dhënave nga dosja e hetuar nga prokuroria, bëhet e ditur se tre të arrestuarit dyshohet se kanë marrë peng një person për disa orë, për shkak të një borxhi të pakthyer.

Mësohet se Prokuroria e Shkodrës nisi hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Policisë Vendore, si edhe veprimet procedurale janë zhvilluar në bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve.

NGJARJA

Në bazë të veprimeve hetimore të kryera për këtë çështje, rezulton se ngjarja ka ndodhur më 10 shkurt të këtij viti.

Në atë kohë, vëllezërit Sandër e Pllumb Shtogaj, banues në Shkodër, si edhe miku i tyre Mendim Isufaj, kanë marrë peng gjatë natës shtetasin me inicialet Z.K. Ky i fundit kishte marrë me fajde te vëllezërit Shtogaj shumën prej 2000 eurosh, të cilën duhej t’ua kthente me interes të lartë.

“I dëmtuari Z.K. nuk u është përgjigjur në kohë për kthimin e borxhit, së bashku me interesa dhe për këtë arsye, mbrëmjen e 10 shkurtit ai është rrëmbyer dhe mbajtur peng për disa orë nga të dyshuarit.

Z.K. është liruar, pasi ai ka pranuar të nënshkruajë një kontratë noteriale, në bazë të së cilës u detyrohej vëllezërve Shtogaj në shumën prej 2.5 milionë lekësh të rinj, pra rreth 10 herë më shumë sesa shuma reale që kishte marrë borxh”, bën të ditur organi i Akuzës.

Pasi kaluan dy ditë pas kësaj ngjarjeje, i dëmtuari Z.K. ka kallëzuar ngjarjen në Policinë e Shkodrës, e cila referoi materialin në Prokurorinë e Shkodrës, ku u regjistrua procedimi për veprat penale të “heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “vetëgjyqësisë”, në bashkëpunim.

Në bazë të veprimeve procedurale, u arrit të faktohej me prova shkencore se autorët e dyshuar janë shtetasit Sandër Shtogaj, Pllumb Shtogaj dhe Mendim Isufaj.

Prokuroria e Shkodrës kërkoi në gjykatë caktimin ndaj tyre të masës së sigurisë “arrest me burg”, gjë e cila u pranua nga gjykata. Vendimet e gjykatës janë ekzekutuar gjatë ditës së djeshme nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Panorama/d.i.

Next Post

Viti 2016, më i përgjakshmi në Evropë në 100 vjetët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com