• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Morën peng 30-vjeçarin për pazare droge, Gjykata e Durrësit lë në burg tre të arrestuarit

by Java News
30/11/2023 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Durrësit caktoi arrest në burg për 3 të arrestuarit për pengmarrjen e Blerim Hankut në Durrës.

Në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtarja Entela Shehdula pasi ka dëgjuar palët, la në fuqi kërkesën e organit të akuzës.

Të arrestuarit do të qëndrojnë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.

Pengmarrja ndodhi pranë një lokali në zonën e plazhit për një hesape droge. Tre të arrestuarit e morën me forcë Blerim Hankun, banor i Durrësit, dhe e futën në një automjet “ BMW X5”.

Tri ditë më parë një 30-vjeçar u mor peng nga 3 persona për një borxh të pretenduar prej 6 mijë paund, që i kishte njërit prej autorëve. Blerim Hanku u rrëmbye nga shtetasit Iljaz Kotarja nga Paskuqani dhe Geri Cani dhe Jurgen Delia.

Nga hetimet paraprake rezultoi se Iljaz Kotarja, 27 vjeç, të cilit pretendohet se ia kishte edhe borxhin ka qenë në rolin e organizatorit të pengmarrjes.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për një borxh prej 6 mijë paundësh që një person i tretë i kishte Iljaz Kotores dhe Blerim Hanku i kishte dalë garant.

Hanku dhe Kotarja ishin njohur me njëri-tjetrin gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit me burg në Britani të Madhe, të dy për trafikim të lëndëve narkotike.

Pasi e rrëmbyen të riun, pengmarrësit u nisën në drejtim të Shkozetit, por forcat e policisë ndërhynë, duke bërë të mundur lirimin e 30-vjeçarit. Policia arrestoi 3 shokët pengmarrës, të cilën janë nën akuzë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale./m.j

Next Post
A po godet vetëm majtas drejtësia e re? Minxhozi: Të akuzuarit për vrasje s’mund të hetohen pas të akuzuarve për vjedhje!

Propozimi i PS/ Minxhozi: Komisionet hetimore drejt një tjetër bllokimi, kriza nuk zgjidhet. Palët janë larg...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com