• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Morën nga PD 150.000 $, shtypi skocez: Lobuesit e Bashës, pastrojnë para të pista!

by Java News
09/02/2018 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thellohet skandali rreth pagesave të paligjshme të Partisë Demokratike për një numër lobuesish në SHBA.

E përditshmja skoceze, “The Sunday Herald” publikoi ditën e djeshme një artikull të gjatë investigativ, mbi kompaninë “Biniatta Trade”, e cila ka shërbyer si një ndërmjetës në një transfertë të padeklaruar prej 150 mijë dollarësh që PD ka kryer për llogari të një lobisti amerikan.

Në bazë të këtij investigimi, “Biniatta” e regjistruar në Skoci si një kompani që merret me tregimin e grurit dhe të veshjeve rezulton se është e përfshirë në disa aktivitete të jashtëligjshme, aktivitete që kanë si synim parësor pastrimin e parave të pista për llogari të klientëve të saj nga e gjithë bota.

Sipas të përditshmes skoceze, “Biniatta” është një kompani fantazëm e cila operon nga një zyrë virtuale në Edinburg, ndërsa ka shkelur ligjet vendase, duke mos deklaruar se cili është pronari I saj I vërtetë.

Lexo.al sjell përkthimin e plotë të artikullit, i cili është i aksesueshëm në gjuhën origjinale në linkun – http://www.heraldscotland.com/news/15982739.Secretive_firm_pays__US_Republican_lobbyists/

—————–
Përkthimi

Një firmë misterioze e regjistruar në Skoci, me pronarë të panjohur, ka paguar një kompani lobimi në SHBA për t’i krijuar akses në Shtëpinë e Bardhë një partie politike në Shqipëri.

Misteriozja “Biniatta Trade” është përfshirë në këtë skandal ndërkombëtar për llogari të Partisë Demokratike në Shqipëri.

Kompania, një shoqëri aksionere e regjistruar në Skoci, zyrtarisht merret me tregtimin e grurit dhe veshjeve, nga një zyrë virtuale në një prej zonave më prestigjioze të Edinburgut, në “New Town”.

Megjithatë, the “Herald” ka arriti të zbulojë se “Biniatta” ka shkelur ligjet vendase kundër pastrimin të parave, duke shkelur afatin e deklarimit të pronarëve të saj deri në gusht 2017.

Sipas të dhënave të siguruara, “Biniatta” pagoi vitin e shkuar 150 mijë dollarë tek një këshilltar i lartë i kandidatit presidencial, Ted Cruz, me qëllim që ai të lobonte për Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Prokuroria e Përgjithshme në Shqipëri është duke hetuar mbi këtë pagesë, e bërë publike për herë të parë nga një investigim i “BIRN”. Partia Demokratike nuk e ka deklaruar transfertën në shpenzimet e saj.

Lobisti i quajtur Nick Muzin, në nëntor deklaroi se pagesa e marrë kishte si qëllim “promovimin e lidhjeve politike dhe atyre të biznesit midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe liderve politikë në SHBA”.

Deklarata e tij, e regjistruar në Departamentin e Drejtësisë, vjen pasi lobistët amerikanë u detyruan të regjistrojnë klientët e tyre të huaj pas nisjes së hetimeve ndaj Paul Manafort, shefi i fushatës së Trump, një ish lobist i ish-Presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, njëherazi një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit.

Zoti Muzin ka punuar si shef stafi për dy senatorë republikanë dhe shfaqet në uebsajtin e tij personal foto me disa lidera të lartë të kësaj partie, përfshi edhe Presidentin Trump.

Lideri i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, fillimisht i konsideroi raportimet për këtë skandal si një “tymnajë e mbushur me gënjeshtra”. Megjithatë, pak kohë më pas, partia e tij konfirmoi vërtetësinë e deklarimit të “Biniatta”-s për Departamentin e Shtetit, si dhe për dy kontrata të tjera lobimi. Megjithatë, Basha pretendon në Parlament se partia e tij nuk ka asgjë për të fshehur.

Ky nuk është skandali i vetëm në të cilin është përfshirë “Biniatta”. E regjistruar në “St Vincent Street”, ajo është pjesë e një agjensie e cila përfshin edhe një numër kompanish të tjera të vendosura nën hetim për transferta të dyshimta parash.

Sipas ligjit, ajo duhet të deklaronte pronarët e saj deri më gusht 2017, por në regjistrin e koorporatave të Britanisë së Madhe nuk ka ende asnjë regjistrim për emrat e pronarëve të saj.

Uebsajti i kompanisë, i shkruar me një anglishte të mbushur me gabime, thotë se “Biniatta” ka edhe një numër klientësh të tjerë të rëndësishëm, përfshi “Harrods”.

I njëjti uebstajt e pasqyron kompaninë si një “lider botëror” në furnizimin e produkteve bujqësore dhe tekstileve, përfshirë edhe gëzofin artificial. “The Herald”, në mënyrë të përsëritur u përpoq të vendosej në kontakt me zyrat e saj në Edinburg, por linja rezulton përherë e zënë. Të dhënat e pasqyruara në faqen e saj nuk janë të regjistruara askund, ndaj është e pamundur të verifikohet vërtetësia e tyre.

Deputeti i Partisë së Gjelbërt, Andy Wightman, prej kohësh ka bërë thirrje për mbylljen e kompanive fantazëm të regjistruara në Skoci.

Ai thotë: “Me një kompani të tillë të përfshirë në një numër veprimtarish kriminale, përfshirë edhe lobime politike të nivelit të lartë, ka ardhur koha që të konsiderojmë vendosjen e sanksioneve të rënda penale për të gjithë ata që ngrenë biznese të tilla, të cilat shërbejnë si ndërmjetës për realizimin e këtyre krimeve”./LEXO.AL

Next Post
Biznesmeni u pagoi biletat për Real-Barcelona, pezullohen 3 gjyqtarë të Apelit në Durrës

Biznesmeni u pagoi biletat për Real-Barcelona, pezullohen 3 gjyqtarë të Apelit në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In