• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Morëm 20 mijë vota bio, Berisha gaboi me Kodin”, Duka: Ja pse nuk e urova Ramën…

by A R
22/05/2025 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Agrare Ambientalisë, Agron Duka, thotë se pritshmëritë e tij për zgjedhjet e 11 majit ishin të paktën 30 mijë vota në rang vendi, megjithatë rezultati që morën ishte për i mirë dhe për notën “8”.

Në një intervistë për moderatorin Denis Minga në ‘Repolitix’, ai shprehu habinë me sjelljen e militantëve të PD-së këto ditë, duke i quajtur reagimet e tyre “të tmerrshme” në lidhje me justifikimin se PAA mori vota nga demokratët, pasi ishin pjesë e Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Duka u shpreh për Report TV se partia që drejton ka marrë 20 mijë vota bio, të vlefshme të paktën për dy mandate brenda aleancës opozitare, por që në fakt doli vetëm me 1 mandat të marrë nga lista e sigurt e PD. Nga aleatët e demokratëve, PAA dha më shumë vota, por ndryshe nga PL që mori 4 mandate me shumë më pakvota, PAA mori vetëm 1.

Në lidhje qëndrimin në opozitë apo bashkëpunimin me qeverinë e re, Duka nënvizoi se ajo është zgjedhja dhe vendimi i deputetit që ka fituar dhe jo e tij.

“Pritshmëritë ishin më të mëdha. Pasi pamë rezultatin besoj që rezultati është i kënaqshëm. Nëse do isha mësues dhe do të vija një notë nga 1 te 10, do vija notën 8. Jo shumë mirë, por mirë. Kjo për arsye se opozita në përgjithësi pati këto rezultate. Jo vetëm ky koalicioni i PD dhe Shqipëeria Madhështore, po edhe këto partitë e tjera nuk kapën pritshmëritë që mendonin.

Të them të drejtën unë synoja mbi 30 mijë vota, ne arritëm të marrin 23600 vota, i kemi marrë si parti. Edhe këto nuk janë reale të gjitha, sepse ndonjë nga kandidatët ka proviniencë nga PD-ja që ne vetëm i kemi vënë siglën, siç është i Elbasanit dhe ai i Beratit. Të cilët ty ata kanë arritur të marrin rreth 3 mijë vota. Nëse ne aty nuk kemi asnjë lloj ndikimi, besoj se kemi si parti agrare, po të zemë se të gjitha ato janë vota PD-je, ne bio kemi 20 mijë vota”, tha Duka për Report Tv.

Ai shprehu habinë me reagimet e shumë militantëve demokratë, që numrin e madh të votave që PAA mori, e vetmja që doli e humbur në numër mandatesh nga listat e sigurta për votat që siguroi, ia dedikonin PD-së dhe jo forcës së agrarëve.

“Është e tmerrshme që ka një fobi ndaj partive të vogla. Shiko çfarë qëndrimesh mbajnë disa militantë të Partisë Demokratike. Ta zëmë se bëhet një status në Facebook i Partisë Agrare Ambientaliste, përgëzohen se kanë bërë 23600 vota. “Po çfarë keni bërë ju? Po ju keni marrë votat e PD-së. Ju kanë falur mandate. Apo do hynte Alimehmeti”.

Nga ana tjetër, del Dash Shehi apo Agron Shehaj atje dhe u thonë atyre ça bëni, se doni veten, e shkatërruat PD-në. Kush qe e keqja që bëmë ne? Ne bëmë vetëm të mirë. Të jemi pragmatistë. Nëse do të dilnim vetëm, do të merrnim më shumë vota sepse do të kishim vetëm sigël PA.

Këtu jemi në habitat jo tonin. Nga ana tjetër, meqenëse do të kishim 140 kandidatë, gara do të ishte më e fortë, por nuk do nxirrnim dot kandidat, është e vështirë të kapësh atë pragun 10 mijë vota në qark.

Por nga ana tjetër ne mund t’ia hiqnim votat PD-së, si në Lezhë ku demokratët morën mandatin me 70 vota diferencë, ndërkohë që ne atje morëm 3 mijë vota. Sigurisht nuk janë të gjithë kështu në PD, interesi është reciprok, duhet parë edhe me këtë sy”, nënvizoi kreu i Partisë Agrare.

Në lidhje me sistemin elektoral, pritshmëritë, rezultatin e dobët të opozitës dhe pyetjes nëse Berisha duhet të dorëhiqet, ai u shpreh:

“Është Kodi i shëmtuar, Kodi të vjedh. Edhe Shehaj po të ishte në aleancë me ne mund të merrte edhe 6 deputetë. Në Durrës p.sh, po të futesha në listë mund të merrja vota nëse dilja vetëm dhe i hiqja mandatin e 6-të PD-së në Durrës. Duhet të jetë Berisha apo jo e vlerëson PD dhe vetë zoti Berisha që e vendos.

Nuk di që një drejtues partie që ta heqin, nuk kam parë, vetëm nëse ikën vetë. Por edhe që të iki vetë nuk kam parë në 34 vite, me përjashtim të Nanos. Është ai që vendos dhe ai thotë se nuk e sheh të arsyeshme të dorëhiqet”.

Por a i njeh Duka zgjedhjet e 11 majit, pasi aleati i tij Berisha po i konteston? Kreu i PAA theksoi se zgjedhjet patën probleme, PD ka pretendime për manipulime, por sipas tij ato nuk mund të ribëhen më. Gabimi sipas tij u bë nga PD me votimin e Kodit Zgjedhor.

“Edhe nëse them të njihen apo të mos njihen zgjedhjet nuk ka peshë. Por jap edhe mendimin tim. Zgjedhjet patën shumë probleme, që nga përdorimi i administratës dhe përdorimi i të fortëve. Duhet shkëputur politika nga krimi. Për mendimin tim është e pamundur dhe e vështirë që zgjedhjet të ribëhen.

PD bëri gabim që pranoi Kodin, kam qenë dhe jam kundër dhe nuk e di se si më pranoi PD në koalicion pasi u shpreha hapur për këtë”, u shpreh ai për Report TV.

Por a e mendonte Duka një rezultat kaq të thellë, edhe pse dyshonte se nuk do e arrinin dot rrotacionin.

“Dyshoja shumë që ta bënim rrotacionin me gjendjen që ishte opozita, por nuk e besoja kurrë një rezultat kaq të thellë. Sepse opozita ka bërë tre gabime thelbësore vetëvrasëse që e kam thënë e më parë, si ndarja administrative, kodi elektoral dhe përçarja e brendshme në PD. Po të kenë qenë gafa edhe falet, por nëse është e qëllimshme, është krim dhe nuk e di. Të falësh 61 bashki, këtë nuk ma kap truri. Rama është shumë i zoti në këtë lloj fushe, është lexues i mirë i kundërshtarit. Me këto tre avantazhe që i fali opozita, por nëse është okulte, kjo do ishte e tmerrshme”, thotë kreu i PAA-së.

Next Post
Publikohet foto, ky është 29-vjeçari Ermir Dedja, që u ekzekutua në Durrës

Ekzekutimi i Ermir Dedjas në Durrës, policia identifikon dhe shpall në kërkim dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

July 7, 2026
Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In