• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moratti tregon ulje-ngritjet e karrierës së tij

by Java News
01/01/2019 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Massimo Moratti, ish-presidenti i Inter, ka folur për gianlucadimarzio.com në lidhje me dashurinë e tij për klubin zikaltër dhe aventurën e tij në drejtim të klubit.

HERA E PARË – “Herën e parë që pashë Inter-in ka qenë 6 nëntori i 1949-ës. Isha katër vjeç dhe luhej derbi Inter-Milan. Mbaroi 6-5: shkova me babanë dhe vëllanë tim dhe do të kthehej në një traditë për ne. E kalonim javën duke folur për ndeshjen e së dielës. Nga ai derbi mbaj mend vuajtjen dhe gëzimin në fund, por kam qenë shumë i vogël dhe nuk kam kujtime shumë të pastra”.

PRESIDENT – “Ideja për t’u bërë president i Inter në 1995-ën ka lindur nga një ndjesi e qartë: kupton se i shet emocione njerëzve. Dhe emocionet nuk kanë çmim. Nëse do ta kisha menduar më gjatë në aspektin e biznesit, që është gjithmonë gjëja më e zgjuar për t’u bërë, do të kisha hapur një kompani veshjesh: do të kisha fituar më shumë”.

“Por me futbollin është gjithçka ndryshe: je president, mendon gjithmonë se po bën lëvizjen e duhur. Mendon se ke fituar shumë dhe se do të kesh më shumë para për të investuar vitin pasues. Mendon se mund të rrisësh numrin e abonimeve dhe se mund të marrësh një sponsor më të rëndësishëm. Të gjitha këto gjëra nuk ndodhin, por nuk është e rëndësishme: është një detyrim kundrejt publikut dhe vazhdon ta bësh. Ka disa që janë bërë më të njohur nga ky pozicion dhe të tjerë që mendohen më gjatë para se të investojnë diku”.

ËNDRRAT – “Një nga  më të mëdhatë që më kanë shtyrë të bëj këtë budallallëk të madh (qesh), të blija Inter-in, ka qenë ideja për të marrë dy lojtarë: Cantona dhe Ince nga Manchester United. I dyti erdhi, me të parin kemi qenë shumë afër: ishte fantastik, konkret, kishte personalitet. Mendoj se rezultatet fillestare të ekipit do të kishin qenë ndryshe me të”.

RECOBA – “Recoba kishte të majtën më të bukur që kam parë. Nuk ka realizuar kurrë një gol banal. Në përgjithësi, e kuptoj se ndonjëherë ngatërrohet lidhja personale me vlerësimin për një lojtar që ishte vendimtar”.

MILITO – “Si mund të mos i dua të mirën Milito-s? Për mua ka qenë një mit, ka realizuar diçka të pabesueshme: më ka ndihmuar të fitoj”.

 

IBRAHIMOVIC – “Ishte i veçantë, kishte qëndrimin e një këngëtari lirik. Prezantohej në mënyrë të veçantë, bënte sikur i përçmonte të tjerët, por ishte një lider. Ishte simpatik, me mua është sjellë gjithmonë shumë mirë. Goli që realizoi kundër Torino-s në 2007-ën është një nga më të bukurit në historinë time si president i Inter-it”.

RONALDO – “Ronaldo ishte blerja që më prezantoi me botën e futbollit. E bëmë në mënyrë të befasishme dhe të tjerët nuk kuptuan asgjë. Madje, pas atij momenti nuk isha më një fillestar që troksija në derën e këtij ambienti të çuditshëm, por një që duhej parë me kujdes. E kam dashur gjithmonë shumë, ashtu siç më ka dashur ai”.

“Frika ime më e madhe ishin dëmtimet e tij: kemi kërkuar gjithmonë ta ruajmë, por nuk ia kemi dalë gjithmonë. Fatkeqësisht, kanë gabuar përgatitjen e tij fizike gjatë Botërorit në Francë, me ngarkesa të mëdha pune mbi ato gjunjë. Por në Kupën UEFA ka qenë i jashtëzakonshëm dhe merita ka qenë e Simonit. Kishte nga ata që thonin se futbolli i tij nuk ishte i organizuar dhe unë nuk jam dakord: nuk ishte spektakolar, por kërkonte të shfrytëzonte në maksimum Ronaldo-n. Në fund të fundit, Gigi, një njeri i mrekullueshëm, ishte ai që e bëri të luante më mirë se të gjithë”.

MOURINHO – “Ndonjëherë e zgjedh trajnerin, disa të tjera duhet të tregohesh i zgjuar dhe të shfrytëzosh rastin. Kështu ka ndodhur me Mourinho-n. E pashë të fitonte Champions-in me Porto-n, por më kishte bërë më shumë përshtypje në konferencat për shtyp, se sa në ndeshje. Ka qenë para gjysëmfinales së kthimit: kishte barazuar 0-0 në shtëpi kundër Deportivo-s, duhej të fitonte”.

“Para gazetarëve tha një gjë fantastike: se nuk mendonte për ndeshjen me Deportivo-n, por për finalen. Dhe nuk e kishte aspak të sigurt. Pasi kam dëgjuar ato fjalë, i kam thënë vetes: ky zotëri nuk mund të mos vijë tek Inter”.

FIGO – “Më takoi kur isha në plazh, kemi folur në një lokal, në një nga ato tavolina e hekurta që vendosen gjithmonë jashtë. I kam thënë: ‘Do të vish?’. Ai: ‘Po’. Atherë kam marrë një nga ato letrat ku mbahen pastat, kam shkruar shifrën, kam nënshkruar dhe më pas i kam kërkuar firmën edhe atij, i cili e ka palosur letrën dhe e ka futur në xhep. ‘Shko te Gelfi, njeriu im i besuar, thuaji se ajo është shifra dhe se duhet të nënshkruash’. U tha, u bë”.

SNEIJDER – “Isha në plazh me djalin tim, që donte të më prezantonte një shokun e tij, menaxher i një lokali buzë detit dhe shumë tifoz i Inter-it. Ishte e vërtetë. Më tha: ‘President, ju mungon vetëm një lojtar për ta bërë këtë skuadër të pamposhtur. Është Sneijder. E kam ndjekur gjithë vitin, do të na jepte atë shpejtësinë që mund të na ndihmojë për  të fituar Champions-in’. Dukej eksperti më i madh i futbollit, nuk mund të mos e dëgjoja. Kam marrë në telefon Branca-n dhe i kam thënë: ‘Ta ndjekim’”.

ZHGËNJIMET – “Nëse duhet të mendoj për zhgënjimin më të madh, atë të vërtetin, mendoj për 5 majin. Nuk mund të fajësohet Gresko: ishte një mbrojtës krahu mes sumë kampionëve. U ndjeva aq keq pas barazimit të pjesës së parë, sa nuk shkova as në dhomat e zhveshjes. Lojtarët ishin të bindur se Lazio do të dorëzohej për të mos i bërë një favor Roma-s. Budallallëqe, dhe shpresoj të kenë qenë vetëm këto. Jam ndier keq edhe pas eliminimit në vitin tim të parë kundër Lugano-s në Kupën UEFA. Aty u përballa për herë të parë me realitetin e dështimit. Të ndihmon të kuptosh shumë gjëra”. (Telesport)

Next Post
RUSI/ Shpërthimi në Magnitogorsku, 7 të vdekur dhe mbi 40 nën rrënoja

RUSI/ Shpërthimi në Magnitogorsku, 7 të vdekur dhe mbi 40 nën rrënoja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Si u thua protestuesve hiçër ti?!”/ Gjergj Luca: U turr inkuizicioni “Luca në litar”, çfarë kanë bërë në jetë ata?

“Si u thua protestuesve hiçër ti?!”/ Gjergj Luca: U turr inkuizicioni “Luca në litar”, çfarë kanë bërë në jetë ata?

July 17, 2026
“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In