• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moratti është pro ndërrimit të Icardit me Higuain

by Java News
31/05/2018 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej pak ditësh, forumet e tifozëve zikaltër dhe atyre bardhezinj janë përfshirë nga drithërimat e shkaktuara prej zërave në afatin kalimtar, që lindën menjëherë pas një artikulli të publikuar në “Corriere della Sera”, mbi një ofertë të mundshme të Juventusit për Mauro Icardin, që e detajuar nënkupton shkëmbimin me Higuain dhe një shumë prej 50 milionë eurosh.

Por, këtij argumenti nuk mund t’i shmangej edhe një tifoz special i Interit, ish-presidenti Massimo Moratti.

“Icardi është një lojtar me një rritje të vazhdueshme dhe besoj se potencialin e vërtetë të tij ende nuk e kemi parë”, – është shprehur ai në një intervistë për një portal tifozësh interistë. “Për pasojë, kemi ende kureshti për të parë se cili mund të bëhet në të vërtetë Icardi, që për mua është e sigurt se do të jetë më i fortë nga sa kemi parë deri tani.

Do të ishte një mëkat nëse do ta linim të ikte. Megjithatë, nga ana tjetër kemi Higuainin, një lojtar me eksperiencë të madhe dhe që ka treguar se mund të jetë vendimtar si te Napoli, dikur, ashtu dhe te Juventusi, deri më sot, e ndoshta mund të jetë i tillë për cilindo ekip. Ka një diferencë të dukshme në moshë, që duhet të kihet parasysh, por duket se në ofertën që kanë bërë bardhezinjtë është marrë gjithçka në konsideratë.

Nuk është ofertë që duhet refuzuar me të parën, por në të njëjtën kohë duhet të arsyetojmë mbi faktin se, ndoshta për ne të Interit, Icardi shihet si i pashitshëm”.Ish-presidenti i zikaltërve, gjithsesi nëse do të kishte ende vendimmarrjen në dorë, do të thoshte jo.

“Duhet të jemi të përgjegjshëm ndaj Interit për të marrë këtë lloj vendimi. Unë mund të flas si tifoz në këtë moment, një i apasionuar pas zikaltërve, ndaj do të doja që Icardi të qëndronte. Por, është e qartë se përballë frikës dhe sigurisë se mund ta humbasësh atë, nëse një ekip të paguan klauzolën e prishjes së kontratës, atëherë shkëmbimi me Higuainin mund të ishte një opsion për t’u pasur në konsideratë, pa as më të voglin dyshim. Gjithsesi ka ende shumë për të negociuar me Icardin, kështu që ndoshta drejtuesit aktualë arrijnë ta bindin të qëndrojë”, thotë Moratti.

Veç Juventusit ekziston mundësia që në sulm të hidhet edhe Chelsea, sigurisht duke paguar të gjithë klauzolën. Për këtë Moratti shprehet se, “nëse ata duan ta rrëmbejnë si lojtar, do t’ia arrijnë qëllimit”. Por në këtë rast, sipas ish-presidentit, Interi do të kishte 110 milionë euro në dispozicion për të shpenzuar në merkato.

“Mendoj se për mesfushën do të ishte ideal Payet i Marsejës, është i fortë dhe me grintë, një lojtar për t’u admiruar. Për sulmin, mendoj se blerja e fundit, Lautaro Martinez, ka shumë uri për sukses, kështu që mund të rezultojë një sulmues i mirë. Lewandowski?

Ai është sulmues race, që shënon gjithmonë gola, por është çështje krejtësisht e ndryshme nga ajo që propozohet me Icardin”, ka thënë ai, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Horoskopi ditor, e hënë 15 janar 2018

Më besnikët në dashuri: 5 shenjat e horoskopit që nuk tradhtojnë kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

February 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

February 16, 2026

Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

February 16, 2026
Akuzohet se vodhi shuma të mëdha parash, lihet në burg menaxheri i kompanisë private

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

February 16, 2026
Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

February 16, 2026
Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In