• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Moratoriumi/ Rama: Nëse do vazhdonim kështu, pas 15 vitesh, s’do kishte më pyje

by A R
11/01/2016 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, maxhoranca do të votojë moratoriumin 10 vjeçar për mosprekjen e pyjeve si dhe një paketë ligjore e cila do të sanksionojë dënimet për abuzuesit. Kryeministri Rama tha në konferencën e organizuar për këtë çështje se së shpejti, shfrytëzimit barbar të pyjeve do t’i vijë fundi. Kreu i qeverisë theksoi se me miratimin e ligjeve dhe moratoriumit prerja e pyjeve për qëllime ekonomike apo industriale do të reshtë së punuari për 10 vite. Të vetmit që do të lejohen do të jenë qytetarët, të cilët mund të presin pemë për interesat e tyre shtëpiake.

Kryeministri Rama tha se nëse shfrytëzimit nuk do t’i vihej fre, pas 15 vitesh në Shqipëri, situata do të ishte dramatike. Rama theksoi se vetëm në qeverisjen e shkuar të së djathtës janë djegur e prerë rreth 260 mijë hektarë pyje dhe dhënë qindra liçenca pa asnjë lloj kriteri.

“Prerja e pyjeve ka qenë 2 deri në 3 herë më e madhe se rritja e tyre.. vetëm në periudhën e qeverisjes së mëparshme, janë prerë dhe janë djegur 260 mijë hektarë pyje.

Duhet një kurajo vetëm që e kanë ata, për të hapur gojë dhe për të kërkuar sot hesap për pasojat që janë kaq të lexueshme dhe që ishin plotësisht të pritshme, duke patur parasysh se cfarë ka ndodhur… për shkak të licensave të dhëna pa kriter e karar, për shkak të 400 e kusur licencave për hidrocentrale pa kriter e karar që kanë sjellë rrafshime mijëra hektarëshe, në mënyrë që sot të mos kemi më asnjë lloj hezimi për të vënë moratoriumin 10 vjeçar. Po kaq agresiv në përmbajtje ishin kur hodhëm në publik idenë e moratoriumit të gjuetisë.. dhe sot në një kohë kaq të shkurtër, ky moratorium është një histori suksesi që flet. Mjaftojmë të shohim sot sesi është parku kombëtar i Divjakës për ta kuptuar ndryshimin.

Me shkatërrimin e pyjeve u bë dhe përzënia e dhunshme e të gjitha specieve që kishin krahë e këmbë për tu kthyer në këtë vend.”- theksoi Rama.

Shfrytëzimi barbar i pyjeve, tha Kryeministri, është dhe një tjetër arsye madhore që na tregon se vetëm shtet nuk kemi patur. Kreu i qeverisë shtoi se prerja e pyjeve ka bërë që sot shqipëria të vuajë përmbytjet nga uji dhe erozioni.

“Shkatërrimi i pyjeve, i lumenjve, shfrytëzimi barbar për lëndë drusore e ndërtimi si dhe shkatërrimi i të gjithë infrastrukturës mbrojtëse, pritave argjinaturave kanaleve kullues, na ka sjellë vit pas vit në buzë të një humnere që ne prej dy vjetësh kemi marrë masa për ta shmangur.. por sot pas dy vitesh jemi në kushtet kur mund të hedhim një hap më tutje… në ndalimin e shfrtyzimit të pyjeve për qëllime tregtare, indstriale etj, për qëllime që shkojnë përtej nevojës imediate të njerëzve, për tu ngrohur etj… kjo është e vetmja pikë e lejuar, ndërsa aspektet e tjera do duhet tu vihet fre…”- tha Rama.

Kryeministri i ka bërë apel qytetarëve dhe medias që të vazhdojnë në denoncimin e rasteve ku ka korrupsion apo abuzime me prerjen e pyjeve.

“Padyshim që pyjet nuk janë shkatërruar nga cfarë është lejuar por edhe falë një aktiviteti kriminal të organizuar në ilegalitet në bashkëpunim me strukturat që duhet të mbronin pyjet. Falenderoj dhe nxis komunitetet, njerëzit, mediat, që të vijojnë të denoncojnë cënimin e kësaj pasurie të pacmueshme. Pa asnjë tolerancë ne do të dënojmë ata që janë përfshirë në këto krime, përfshi edhe njerëzit që meren me ruajtjen e pyjeve. Kemi bërë ndërhyrje në legjislacion por sot jemi të vendosur të bëjmë ndërhyrje madhore, moratoriumin 10 vjecar dhe paketën e ndëryshimeve ligjore për ndëshkimin e krimit ndaj mjedisit.” Deklaroi Kryeministri.

Kryeministri iu drejtua edhe përmbytjeve kur foli për kanalet kulluese apo flota e automjeteve që merret me pastrimin e tyre. Rama tha se qeveria kishte trashëguar një flotë makinerish të kohës së shekullit të shkuar, me automjete të falura nga regjimet komuniste pranë ish diktaturës së Enver Hoxhës.

Kryeministri shtoi se në këtë vit, inspektoriati i mjedisit do të pasurohet me një sistem kamerash termike dhe se shumë shpejt do të ketë një sërë investimesh për të rifreskuar flotën e automjetev që merren me pastrimin e territorit.

Next Post

Tunelet e ushtrisë, në ankand për rritje kërpudhash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asambleja e PS-së në Lalëz, mbërrijnë ministrat dhe deputetët

Asambleja e PS-së në Lalëz, mbërrijnë ministrat dhe deputetët

November 14, 2026
S’ka kuorum në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca për projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale

S’ka kuorum në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca për projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale

November 14, 2026
Sot Asambleja e PS-së, zbardhet letra e Veliajt për anëtarët: Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!

Sot Asambleja e PS-së, zbardhet letra e Veliajt për anëtarët: Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!

November 14, 2026
Trump pezullon sanksionet e reja kundër Rusisë të miratuara nga Kongresi

Pas ndërprerjes së fluturimeve në SHBA, Trump kërkon 30 miliardë dollarë për modernizimin e kontrollit ajror, ja çfarë pritet të ndryshojë

November 14, 2026
Takimi historik Trump-Putin-Xi Jinping, Irani dhe armët bërthamore në qendër të diskutimeve, zbulohet çfarë do të ndodhë me Ukrainën

Takimi historik Trump-Putin-Xi Jinping, Irani dhe armët bërthamore në qendër të diskutimeve, zbulohet çfarë do të ndodhë me Ukrainën

November 14, 2026
Të shtëna me armë në Durrës pas konfliktit mes dy personave, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

Të shtëna me armë në Durrës pas konfliktit mes dy personave, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

November 14, 2026
Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme

November 14, 2026
SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos

SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos

November 14, 2026
Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri

Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri

November 14, 2026
A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In