• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moratoriumi ndalon për 5-vjet gjuetinë

by A R
24/05/2016 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese miratoi në mbledhjen e se martes, vetëm me votat e mazhorancës moratoriumin për 5 vjet të ndalimit të gjuetisë.

Kryetari i Komisionit Eduard Shalsi u shpreh lidhur me miratimin e projektligjit “Për shpalljen e Moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë” se, moratoriumi ka funksionuar, por  është ende i brishtë. Ndërsa kerkohet  të nisë pregatitja e projektligjit për gjuetinë.

Opozita votoi kundër, duke kërkuar ndalimin e menjëherëshëm të moratoriumit, ose zgjatjen e tij me 10 vjet.

Sipas relacionit që shoqëron këtë projektligj, moratoriumi i gjuetisë, ka si qëllim të sigurojë ndalimin e aktivitetit të gjuetisë me synim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm. Objektivi kryesor që synohet të arrihet me këtë projektligj lidhet me krijimin e qetësisë dhe kushteve të favorshme për rimëkëmbjen e llojeve të faunës së egër objekt gjuetie, por dhe të llojeve të tjera të cilat nuk janë objekt gjuetie dhe që ndikohen nga gjuetia e paligjshme.

Ky projektligj është në një linjë me kërkesat e programit të qeverisë që e konsideron mbrojtjen e mjedisit si një detyrë të rëndësishme e të përbashkët për të gjithë qytetarët, organizatat mjedisore, shoqërinë civile, median, shkollën, shkencëtarët dhe sektorët e biznesit privat.

Miratimi i këtij projektligji do të kontribuojë gjithashtu në realizmin e një prej objektivave të programit qeverisës 2013-2017, që është eliminimi i gjuetisë së paligjshme në zonat e mbrojtura, por dhe më gjerë në të gjithë territorin e vendit.

Periudha e zbatimit të ligjit nr.7/2014, “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”, ka dëshmuar që ligji krahas ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë së gjuetisë ka krijuar premisat edhe për një qetësi të nevojshme për rimëkëmbjen e popullatave të faunës së egër, objekt gjuetie. Vrojtimet dhe rastet e evidentuara nga ekspertë e OJF mjedisore dëshmojnë se ka filluar një ripërtëritje e popullatave të disa llojeve të faunës së egër dhe, rikthimi i një numri shpendësh shtegtarë, falë qetësisë së rivendosur. Krahas kësaj, nga OJF mjedisore, nga strukturat e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve si dhe nga Policia e Shtetit, janë evidentuar disa raste të shkeljeve të moratoriumit, gjë që shërben për prishjen e ambienteve dhe habitateve që duhej të strehonin
qetësisht faunën e egër. Gjatë periudhës 2014-2015 janë kryer nga Inspektorati i Mjedisit dhe Pyjeve rreth 650 inspektime për gjueti të paligjshme, duke u vendosur gjoba me një vlerë prej 3.2 milionë lekë, si dhe bllokim e sekuestrim në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, të mbi 600 copë armë gjahu.

Nga ana tjetër, nga këndvështrimi shkencor, ekspertët dhe shkencëtarët e fushës së mbrojtjes së natyrës theksojnë faktin se për të rikuperuar atë degradim që kishte fauna para dy vjetësh dhe për të bërë një rimëkëmbje të plotë të disa prej këtyre popullatave, nuk janë të mjaftueshme dy vite (aq sa është periudha kur ka
filluar të zbatohet moratoriumi që prej muajit mars 2014), gjë që këta ekspertë dhe OJF të mjedisit e kanë shprehur që në atë kohë.

Ekspertët e fushës shprehen se disa lloje shpendësh (objekt gjuetie, ose jo), si thëllëza e malit, shkurtëza, thëllëza e fushës, rosa e vendit, rosa kryekuqe e vogël, kredharaku, bajza, pulujza etj., kanë nevojë për më shumë kohë për të bërë të mundur ripërtëritjen e popullatave të tyre. Duke qenë se shtrirja e tyre gjeografike mbulon pothuajse terësinë e territorit të vendit, është e rekomandueshme që qetësia të sigurohe  të paktën për një periudhë 4-vjeçare, në çdo habitat të përshtatshëm për folezimin e tyre, përfshirë mjedise tokësore dhe ujore. Kjo kohë do të ishte e mjaftueshme për rimëkëmbjen e popullatave të të gjitha llojeve të shpendëve dhe do jepte mundësinë për një pasurim të ndjeshëm të biodiversitetit në Shqipëri. Rritja e numrit të efektivave të shpendëve do të sillte padyshim edhe një rritje cilësore dhe sasiore të turizmit që lidhet me vizitorët vrojtues të shpendëve (“birdwatching”). Mijëra qytetarë, vendës dhe sidomos të huaj, do të vizitonin mjediset tona natyrore dhe do të sillnin një kontribut të ndjeshëm në ekonominë lokale dhe në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë.

Turet e para kanë lindur tashmë dhe pritet që aktiviteti të zgjerohet gjate vitit  2016 e në vazhdim, nëse do të krijohen kushtet për zhvillimin normal të faunës së egër.

Si një problematikë që lidhet me miratimin e këtij akti, është pozicionimi kundër moratoriumit i Federatave të Gjuetarëve dhe operatorëve të gjuetisë turistike. Ky grupim është pozicionuar kundër moratoriumit të ri 5-vjeçar, duke u shprehur se kjo masë i ndëshkon dhe krijon kosto për ta, përkeqësim të kushteve të tyre social-ekonomike etj. Por ky projektligj del si një kërkesë për të përmirësuar më tej kushtet për të bërë të mundur rimëkëmbjen dhe zhvillimin normal të popullatave të faunës së egër, objekt gjuetie dhe do të shërbejë për përmbushjen e detyrimeve që ka vendi në kuadër të konventave të fushës së mbrojtjes së natyrës, në të cilat Shqipëria është palë.  (javanews.al /r.a)

Next Post

Tahiri inauguron komisariatin e Lushnjes: Ne punë, ata baltë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

June 13, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Protesta anti-establishment që i ‘treti’ partitë anti-establishment

June 13, 2026
Referendum për kufizimin e popullsisë në Zvicër, propozimi i ekstremit të djathtë kundër emigracionit

Referendum për kufizimin e popullsisë në Zvicër, propozimi i ekstremit të djathtë kundër emigracionit

June 13, 2026
Dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëria e re”, mes tyre Altin Goxhaj, Sazan Guri dhe Alfred Çako

Dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëria e re”, mes tyre Altin Goxhaj, Sazan Guri dhe Alfred Çako

June 13, 2026
“Janë të emigrantëve”, protestuesit vendosin këpucë para Kryeministrisë në mënyrë simbolike

“Janë të emigrantëve”, protestuesit vendosin këpucë para Kryeministrisë në mënyrë simbolike

June 13, 2026
Zjarr pranë një blloku banimi në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Zjarr pranë një blloku banimi në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

June 13, 2026
“Epsteini” ynë

Për ata që thërrasin “Shqipëria është e jona” dhe linçojnë shqiptarët

June 13, 2026
Carlo Ancelotti, ai që përfiton më shumë/ Këto janë pagat e trajnerëve të Botërorit 2026

Carlo Ancelotti, ai që përfiton më shumë/ Këto janë pagat e trajnerëve të Botërorit 2026

June 13, 2026
Siguria ushqimore, dyfishohen procedimet/ Ekspertët: Sfidë, kushtet higjeno-sanitare dhe gjurmueshmëria

Siguria ushqimore, dyfishohen procedimet/ Ekspertët: Sfidë, kushtet higjeno-sanitare dhe gjurmueshmëria

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In