• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moratorium për anëtarët e Kolegjit/ Si po i ndryshon kushtet PD për sabotimin e “zgjedhores”

by Java News
22/02/2020 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një moratorium 4-vjeçar për të shpëtuar nga Vetingu gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor, pjesë e të cilit është edhe gjyqtari Gjin Gjoni, është kushti i fundit i Partisë Demokratike në këmbim të konsensusit për Reformën Zgjedhore, e konsideruar si pikë kyçe për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Po a është i papritur dhe i rastësishëm kushti i fundit i PD, i cili po çon drejt zhbërjes konsensusin për Reformën Zgjedhore? Nëse i referohemi strategjisë së ndjekur nga PD gjatë tre viteve të fundit, përgjigja është: Jo. Kushti i fundit është një taktikë politike për të mos miratuar Reformën Zgjedhore. Po si kanë ndryshuar kushtet e PD për Reformën Zgjedhore gjatë tre viteve të fundit, në varësi të situatave politike?

Në 10 dhjetor të 2017, bashkëkryetari i PD në Komisionin për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, në emër të PD, paraqiti tre kërkesa për reformën zgjedhore: Votim dhe numërim elektronik, rregullimi i financimit të partive politike dhe dekriminalizim i procesit zgjedhor. Sot, edhe pse OSBE nuk e ka mbështetur votimin dhe numërimin elektronik, mazhoranca i ka pranuar të tria këto kërkesa. Në 2018, Partia Demokratike e kushtëzoi konsensusin për Reformën Zgjedhore, me disa kushte të tjera, konkretisht me ndryshimin e Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, shkarkimin i Arta Markut si kryeprokurore në atë kohë si dhe me Vetingun e politikanëve.

Çështja e Arta Markut u tejkalua në fund të vitit 2019, ndërsa Vetingu i politikanëve, sipas variantit të PD, u rrëzua nga Komisioni i Venecias. Gjatë vitit 2019, Partia Demokratike e kushtëzoi konsensusin për Reformën Zgjedhore, me disa kushte të tjera, ku përfshiheshin shtyrja e zgjedhjeve lokale të 2019, zgjedhje të parakohshme dhe lokale bashkë, largimin e kryeministrit Rama, tryezë dialogu me Ramën kryeministër, qeveri tranzitore për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në vjeshtën e 2019, PD paraqiti disa kushte të tjera për marrë pjesë në Reformën Zgjedhore. Kushtet ishin largimi i Damian Gjiknurit si bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, më pas largimi i Rudina Hajdarit si bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe në fund reforma zgjedhore të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtar (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj).

Asnjë nga këto kushte nuk u plotësua. Të gjithë u hodhën poshtë nga mazhoranca dhe ndërkombëtarët. Këta të fundit refuzuan të drejtorin Reformën Zgjedhore. Befas në 14 janar 2020, përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili u ulën në tryezë me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin. Kur reforma u duk se ishte në rrugën e duhur, befas Partia Demokratike, me anë të Oerd Bylykbashit, shpall një kusht të ri, atë të ‘ngrirjes’ së veprimit të ligjit të Vetingut për gjyqtarët e zgjedhjeve. /Shqiptarja.com/

Next Post
Zgjedhje të parakohshme? Bushati: Opozita e ka lënë atë ëndërr. Qeveritë bien vetëm në Parlament

Zgjedhje të parakohshme? Bushati: Opozita e ka lënë atë ëndërr. Qeveritë bien vetëm në Parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In