• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moralistët

by Artur Ajazi
19/06/2023 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Që veprimi i Gjicit, ishte një shkelje e rëndë e etikës dhe shpërdorimit të detyrës, kjo nuk ka asnjë diskutim. Por që të merreshin kaq gjatë “moralistët” me atë ç’ka ndodhi në zyrën e tij në Kukës, edhe kjo nuk durohet. Prej ditësh, ata që dikur (por edhe sot) e kanë  shkelur hapur moralin e zyrtarit, drejtuesit dhe funksionarit, sot gjetën videon  e Gjicit, dhe po merren  gjatë me strohillime banale si “kjo është fytyra e kësaj qeverie, kjo tregon pamoralitetin e kësaj qeverie”, etj..

Kur dëgjoj dhe lexoj komentet dhe analizat e tyre, më kujtohet se si deri para 2013, zyrat e shtetit ishin kthyer në skuta pazaresh dhe orgjirash. Nuk mund të gjeje pun, pa paguar, pa shkuar pr “kafe” me shefin, drejtorin, zv.ministrin apo ministrin. Kjo ishte taksative.

Askush nuk mund të dalë dhe ta mohojë. Atëhere, pse merreni me Gjicin. Ka institucione dhe organe komp-etente që do ta ndëshkojnë ish-kryetarin e Kukësit. Gjyqin nuk mund t’ja bëjnë  ata që i kthyen zyrat e shtetit dikur në vende orgjirash. Moralistë të tillë, mund të gjesh vetëm në kampin e dështuar politik të një opozite e cila është katandisur në organizatë “fronti demokratik lagjesh”.

Moralistët e saj, ata që botojnë “analiza dhe editoriale të thella”, ata që merren me “fenomenin dhe Gjicin”, kanë harruar të merren me problemet e pambyllura të padronëve të tyre. Gjëja më e lehtë dhe më e parë që bëjnë përgjithësisht “soji i tyre” sot, është angazhimi në misione morali.

E marrin urdhërin dhe sms nga selia blu, dhe i turren “viktimave” apo atyre që i “shket” këmba, dhe  ç’nuk i sajojnë. I hapin letrat nga shkolla e mesme deri në ditën e parë të punës. Dhe lëre pastaj, kur “viktimës” i del një video e tillë. E kasakrojnë me akuza dhe sulme, duke mos harruar kryesoren, sulmin ndaj kryeministrit Rama. Hyjnë dhe dalin, ulen dhe shkruajnë, dhe “shpirti” nuk u ndahet nga Edi Rama.

Me çdo mjet kërkojnë të baltosin qeverisjen, kryeministrin, bashkitë, dhe çdo ministri, mjafton të gjejnë rastin e një shkarkimi apo arrestimi. Por dua ti kujtoj “moralistëve” se, sikur të hapen “fletët” e historive të qeverisjes së para 2013, besoj se nuk ka prokurori në Shqipëri, ti marrë në dorëzim bëmat e tyre, aq të shumta janë, pasi gjithmonë ka munguar ndëshkueshmëria ligjore ndaj tyre.

Next Post
Intervista/ Andriola Kambo: “MUZA” do vijë si një platformë ndërkombëtare; Brendet e reja të fokusuara te trashëgimia jonë kulturore

Intervista/ Andriola Kambo: “MUZA” do vijë si një platformë ndërkombëtare; Brendet e reja të fokusuara te trashëgimia jonë kulturore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In