• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Morali i politikës dhe morali i pushtetit

by Artur Ajazi
01/10/2020 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Morali i politikës dhe morali i pushtetit, natyrisht janë një lidhje e ngushtë mes tyre, edhe pse shpesh (sidomos tek ne) ndodh e kundërta. Për të kuptuar pse morali në politikë, nuk është koncept i shprehjes “për të fituar”, por një “vlerë njerësore” e cila shërben në ngritjen e vetëdijes popullore, duhet të njohësh më nga afër politikanët. Ndryshe nga vendet e tjera në Europë, në vendet e Ballkanit, morali në politikë, është pothuajse i pavlefshëm ndaj interesit të përgjithshëm të shoqërisë, pasi shihet qartë se merret më shumë me çështjet  e marrjes  së pushteti, dhe mbajtjes së rij. Kjo padyshim është farsë, e cila ka shërbyer gjithmonë për të “ujdisur”,e përmbushur nevojat  personale të politikanit, dhe fare pak nevojat e përgjithshme të shoqërisë. Por gjithsesi, në politikë dhe në pushtet, morali mbetet nevojë thelbësore. Edhe pse morali, politika dhe pushteti, mbeten të kundërta mes tyre, ato janë të detyruara të bashkëjetojnë gjatë dhe ndoshta pambarimisht.

Ish-ambasadorja e SHBA  zonja Mariza Lino, e cila jetoi në Tiranë kur politika jonë ishte e trazuar dhe kishte mosmarrëveshje esenciale,do të shprehej se “tek ju është normale gjithçka që duket anormale tek ne, ndaj duhet bërë dallimi mes moralit të politikës dhe moralit të pushtetit”. Dhe fakti është se, pikërisht atje ku kjo bashkekzistencë bëhej realitet pozitiv, rritet cilësia e jetës së qytetarëve, kurse qeverisja bëhet e suksesshme. Në botën demokratike dhe veçanarisht politikën europiane, bashkëjetesa mes moralit të politikës dhe moralit të pushtetit, është shpesh diçka e pamundur.Në vetvete morali është “tërësia e parimeve, rregullave dhe vlerave që orientojnë veprimin e njeriut apo grupeve shoqërore”.

Quhesh i moralshëm kur individi (politikani apo pushtetari) kryen një  veprim që është ligjor, i pagjykueshëm, i pranueshëm nga populli, dhe i shërben interesit  të përgjithshëm.Kjo padyshim,e bën moralin të vlefshëm, dhe politikanin apo pushtetarin të moralshëm.Vlera e moralit, qëndron tek ndërtimi i marrëdhënieve, respekti dhe besimi i ndërsjelltë.Çdo politikan duhet të krijojë dhe formëzojë personalitetin e tij, dhe kjo vlen dhe vlerësohet më shumë, kur ai i drejtohet popullit, duke afruar mbështetjen e tij dhe duke kërkuar mbështetjen e tyre. Por si ka ndodhur në Shqipërinë e pas 1990, dhe si janë shpërdoruar dhe shpërblyer morali , pushteti dhe vota e popullit. Ardhja e Partisë Demokratike në pushtet me votën e shumicës së shqiptarëve në Mars 1992, ishte rasti më i mirë, për ti treguar shqiptarëve dhe botës demokratike, se pas rrëzimit të diktaturës, pas akuzave që u bënë ndaj ish-byroistëve për “zhvatje të pasurive dhe rrënimin e popullit”, më në fund erdhi një klasë e re politike. Shumë shpejt shqiptarët do të zhgënjeheshin, dhe do ti kthenin politikës dhe pushtetit të “demokratëve” reston, duke u ngritur masivisht për paratë e vjedhura, por edhe votat e vjedhura në 26 Maj 1996. Pas tyre erdhi 1997, viti më i kobshëm, nga ku morali i politikës dhe i pushtetit, ishin binomi më i diskredituar, që do të rëndonte shumë imazhin e tyre edhe në zgjedhjet e reja në Qershorin e po atij viti. Ishte koha kur politika dhe pushteti, po zhvishnin njëra-tjetrën nga para vetëdijes popullore, pasi ishin bërë aleatë në rrugën e gjatë të  krimit dhe korrupsionit. Koha kërkonte përmbysjen e madhe, pasi partitë dhe politikanët, kishin humbur sensin dhe arsyen, dhe kishin  kthyer në imoralitet  gjithçka. Hapin e parë drejt ndryshimit e bëri Nano, i cili pasi humbi zgjedhjet u largua përfundimisht edhe nga politika. Në krye të Partisë Socialiste erdhi Edi Rama, një emër i njohur, që do të spikaste si ministër  dhe pastaj  si drejtues bashkie në Tiranë për  afro 3 mandate rresht. Rama premtoi  ndryshime në kongresin e socialistëve,dhe  kishte vendosur ti  jepte  një moral të ri politikës dhe pushtetit.

Ardhja e tij në pushtet në 2013, ishte pikënisja e një “stine” të re në marrëdhëniet mes politikës dhe pushtetit. Edi Rama, është sot lideri me aftësi të mira menaxhuese për të gjitha veprimtaritë publike, sepse është personi që posedon veç autoritetit dhe besueshmërisë në masën më të madhe të shqiptarëve, edhe përgjegjësi morale për ato që thotë dhe bën. Në politikën e sotme në Shqipëri, ai është promotor i ambicieve dhe  përkushtimit  intelektual, për ti finalizuar  proceset dhe reformat drejt një suksesi konkret. Edi Rama (ndryshe nga Berisha, Basha dhe Meta) e ndan veçmas moralin e politikanit dhe moralin e pushtetarit,  pasi edhe pse janë përgjegjësi të njëjta, sërish ato ndahen kur bëhet fjalë për liderin me principe të mëdha, që ngjall shpresën dhe besimin tek masa e gjërë popullore.

Next Post
Greqia shtyn afatin për hyrjen e shqiptarëve, rregullat e reja deri në datën 31 korrik

Greqia mban të mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më 12 Tetor, ja cilët lejohen të udhëtojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Huawei zbulon çipin Kirin 9050 Pro me performancë të lartë

Huawei zbulon çipin Kirin 9050 Pro me performancë të lartë

September 8, 2026
Talentet politike? Ka shumë, por i kanë prerë rrugën

Talentet politike? Ka shumë, por i kanë prerë rrugën

September 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Respekte”, z. Korrupsion!

September 8, 2026
Shpërthen “lufta” Izrael-Britani e Madhe, mbyllet Ambasada e Londrës në Jeruzalem pas sanksioneve ndaj Tel Avivit

Shpërthen “lufta” Izrael-Britani e Madhe, mbyllet Ambasada e Londrës në Jeruzalem pas sanksioneve ndaj Tel Avivit

September 8, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosje me armë zjarri në Krumë, ja informacionet paraprake

September 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Linçueset “ilegale” të PD që maskohen si femra

September 8, 2026
El Nino si “dirigjent” i klimës, Zorba: Nuk ka lidhje me ngrohjen globale

El Nino si “dirigjent” i klimës, Zorba: Nuk ka lidhje me ngrohjen globale

September 8, 2026
Përshkallëzohen luftimet në Jemen, zhvendosen 18,500 persona -

Përshkallëzohen luftimet në Jemen, zhvendosen 18,500 persona –

September 8, 2026
VIDEO / Protesuesit sulmuan deputeten e PS, reagon Koçiu: Kjo është dhunë e mirëfilltë!

VIDEO / Protesuesit sulmuan deputeten e PS, reagon Koçiu: Kjo është dhunë e mirëfilltë!

September 8, 2026
Nisin prishjet në Bllokun e Orizit në Vlorë, Rama: Synohet rehabilitimi i plotë i zonës

Nisin prishjet në Bllokun e Orizit në Vlorë, Rama: Synohet rehabilitimi i plotë i zonës

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com