• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Moody’s” konfirmon vlerësimin për Shqipërinë: Ka bërë progres në disa fusha, kuadri fiskal është forcuar

by Ardit Rada
31/10/2020 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B1”, si dhe me perspektivën “e qëndrueshme”. Sipas Moody’s, pandemia e koronavirusit ka prekur Shqipërinë për shkak të kufizimeve të brendshme, si dhe prej ndikimit që pati në tregti dhe remitanca, faktorë kryesorë të konsumit privat. Ndërsa thekson se, zbatimi i reformave në përputhje me anëtarësimin në BE, kuadri fiskal, administrat tatimore dhe mbledhja e të ardhurave janë përmirësuar gjatë viteve të fundit.

Konkretisht, Shqipëria ka përmirësuar planifikimin dhe ekzekutimin e saj fiskal. Ndryshimet në Ligjin Organik të Buxhetit në mes të vitit 2016 dhe sistemet e vendosura për të monitoruar dhe zgjidhur problematikat me detyrimet e prapambetura pritet të sigurojnë një pozicion fiskal më pak të lëkundur në të ardhmen.

Në kontrast me periudhën parazgjedhore në 2013, ku rezultoi një akumulim i konsiderueshëm i detyrimeve të prapambetura (4.8% të PBB-së), asnjë rrëshqitje fiskale nuk ndodhi gjatë periudhës së zgjedhjeve të fundit, falë dispozitave të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit, të cilat disiplinojnë ekzekutimin e deficitit në vitet zgjedhore. Në korrik 2020, qeveria miratoi amendime të mëtejshme në Ligjin Organik të Buxhetit, duke përfshirë një rregull fiskal për një balancë primare të paktën zero duke filluar nga viti 2023 e në vijim.

Gjithashtu, Agjensia vlerëson se konsolidimi fiskal do të rifillojë vitin e ardhshëm. Rritja e të ardhurave dhe përmirësimi i cilësisë së shpenzimeve do të jenë thelbësore për rikrijimin e hapësirave fiskale, pas goditjes së koronavirusit. Ndryshimi i fundit në Ligjin Organik të Buxhetit, që synon një balancë primare të paktën zero nga 2023 e tutje, do të ankorojë konsolidimin fiskal në periudhën afatmesme e afatgjatë.

Megjithëse kuadri fiskal është forcuar, rreziqet fiskale mbeten. Me mbështetjen e FMN-së, Bankës Botërore dhe BERZH, qeveria ka bërë progres në përmirësimin e kuadrit fiskal dhe adresimin e një pjese të mirë të rreziqeve.

/e.rr

Next Post
Doli “Pro” ekzekutimit të mësuesit në Francë, arrestohet marokeni

Doli "Pro" ekzekutimit të mësuesit në Francë, arrestohet marokeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

February 3, 2026
voton-berishaaa-770×420

Nëse zgjedhjet mbahen sot, sondazhi: Berisha fiton… vendin e dytë!

February 3, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

February 3, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit

February 3, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

February 3, 2026
Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In