• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Monument i ngrirë në kohë/ Qyteti fantazmë që ka qëndruar bosh për më shumë se një shekull

by S T
27/08/2024 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një shkollë të madhe, rrugë të ngushta, shtëpi të shumta, kisha dhe një shatërvan të lashtë në mes të qytetit, por gjithsesi Kayaköy për më shumë se 100 vjet nuk ka pasur njerëz.

Kayaköy, në provincën Muğla të Turqisë jugperëndimore, është shndërruar në një qytet fantazmë. I braktisur nga banorët, qyteti është një monument i ngrirë në kohë, një kujtesë e kohërave më të errëta në Turqi. Pak më shumë se një shekull më parë, Kayaköy, ose Levissi siç njihej, ishte një qytet i gjallë me të paktën 10 000 të krishterë ortodoksë grekë, shumë prej të cilëve ishin zejtarë që jetonin në paqe përkrah fermerëve myslimanë turq të rajonit. Por në trazirat që ndodhen gjatë kohës së daljes së Turqisë si një republikë e pavarur, jetët e tyre të thjeshta ndryshuan përgjithmonë.Tensionet me Greqinë fqinje pas përfundimit të luftës greko-turke në 1922 bënë që të dyja vendet të dëbonin njerëzit. Për Kayaköy, kjo nënkuptonte një shkëmbim të detyruar të popullsisë me turqit myslimanë që jetonin në Kavala, në atë që tani është rajoni grek i Thrakisë. Por myslimanët e sapoardhur nuk ishin të kënaqur me shtëpinë e tyre të reja, ndaj e braktisën Kayaköy-in dhe e lanë të rrënohej.

Shumë pak turq vendosën të qëndronin në këtë fshat për të përcejllë ndër breza historitë e atyre viteve të vështira. “Banorët grek qanin sepse nuk donin të largoheshin, më thanë gjyshërit e mi. Disa madje i lanë fëmijët e tyre pas për t’u kujdesur nga miqtë turq, sepse mendonin se do të ktheheshin. Por ata nuk e bënë kurrë”, thotë Ekiz, banore e këtij fshati. Megjithatë, edhe pse qyteti fantazmë është rrënuar nga braktisja, tërmetet dhe stuhitë, turistë nga e gjithë bota shkojnë për të vizituar këtë vend unik.

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Gusht 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dash Sula dhe shumica e heshtur antiberishë në elektoratin shqiptar

February 13, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

“Lini mënjanë ndasitë”, Celibashi thirrje partive politike: Avanconi me “Zgjedhoren”

February 13, 2026
Hungaria në udhëkryq, skandalet e njëpasnjëshme që po lëkundin “kështjellën” e Viktor Orbanit

Hungaria në udhëkryq, skandalet e njëpasnjëshme që po lëkundin “kështjellën” e Viktor Orbanit

February 13, 2026
Protesta, fermerët grekë ngujohen para Parlamentit me traktorët e tyre

Protesta, fermerët grekë ngujohen para Parlamentit me traktorët e tyre

February 13, 2026
Trump apo Biden? Shqipëria ka pasur marrëdhënie më të ngushta ekonomike me…

Sondazhet: Rënie e mbështetjes për Trump, amerikanët “mallëngjehen” për Biden

February 13, 2026
Incident në Hagë, Specialja ‘zhvesh’ Krasniqin! PDK: Baca shqiponjën e ka në zemër, po ku është Qeveria Kurti?!

Gjyqi për ish-krerët e UÇK | Manipulim me dëshmitë? Mbrojtja e Jakup Krasniqit ‘shpërthen’ ndaj Prokurorisë

February 13, 2026
Haradinaj përsërit thirrjen e tij: Taksa ndaj mallrave serbe të hiqet vetëm nëse njihet Kosova

Fillojnë negociatat, AAK e do Ramush Haradinajn President

February 13, 2026
Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

February 13, 2026
Emrat/ Molotov e dhunë në protestën e Rithemelimit dhe PL para bashkisë së Tiranës, Blushi, Balliu dhe Noka nën hetim. 3 të arrestuar

Pse molotovi duket si një “kaos i kontrolluar” nga Berisha dhe Rama

February 13, 2026
Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In